• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

FSHF-ja i heq 3 pikë Tiranës dhe i vendos ultimatum 15-ditor

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
Screenshot_4-401x282.jpg
FSHF-ja, përmes Komisionit të Disiplinës, i vendos ultimatum Tiranës, duke i treguar se çfarë e pret nëse nuk zbaton vendimin e saj të janarit 2017. Më konkretisht, për mosshlyerje të borxhit prej 100 milionë lekësh ndaj Gjergji Muzakës, ish-futbollistit të vet, klubi bardheblu është ndëshkuar sot me heqje të 3 pikëve nga klasifikimi aktual. Por, nëse nuk e bën këtë gjë brenda 15 ditëve të ardhshme, do t’i hiqen po kaq pikë e kështu me penalitete të tjera, në radhë.

Ja vendimi konkret i Disiplinës
1 KF “Tirana”, për dështim në përmbushjen e detyrimeve financiare ndaj kërkuesit Gjergji Muzaka, dënohet me zbritjen e 3 pikëve nga klasifikimi.
2. KF “Tirana” i jepet një afat përfundimtar prej 15 ditësh për të shlyer detyrimet financiare ndaj kërkuesit.
3. Paralajmërohet KF “Tirana” se në rast dështimi në përmbushjen e detyrimeve financiare, do të dënohet sërish me zbritje e 3 pikëve nga klasifikimi brenda një afati 10 ditor për shlyerjen e detyrimeve financiare.
 
Back
Lartë