• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Frikë nga Rusia, Polonia armatoset “deri në dhëmbë”

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
polonia-armatim.jpg
Blerja më e madhe e armatimeve në historinë e Polonisë dhe shprehja e kushtueshme e një nevoje në rritje për siguri: Polonia dhe SHBA-ja nënshkruan një marrëveshje për disa raketa “Patriot”.

“Polonia dhe partnerët e NATO-s konfirmojnë kështu bashkësinë e tyre të vlerave dhe vullnetin e tyre për mbrojtjen e përbashkët të gjitha vendet anëtare të NATO-s”, tha kryeministri Mateusz Morawiecki.

Sipas Ministrisë Polake të Mbrojtjes Polonia do të furnizohet deri në vitin 2022 me sisteme armatimi me vlerë prej 4,7 miliardë dollarësh. Polonia dëshiron të blejë deri në vitin 2024 tetë sisteme “Patriot”. Negociatat për pjesën e dytë të marrëveshjes janë duke u zhvilluar. Presidenti Andrzej Duda u shpreh gjatë nënshkrimit të kontratës për një moment historik. Tani Polonia ka akses në armët më moderne.

Dy të tretat e pajisjeve të ushtrisë polake datojnë në periudhën 1991 pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe shpërbërjes së Paktit të Varshavës. Pas aneksimit rus të Krimesë në vitin 2014, Varshava e përshpejtoi modernizimin e forcave të saj të armatosura.

Polonia dhe Shtetet e Bashkuara ranë dakord mbi marrëveshjen e armëve kur Presidenti i SHBA Donald Trump vizitoi Varshavën në korrik 2017. Qeveria e SHBA-së dha dritën e gjelbër në dhjetorin e kaluar. Kontraktuesit kryesorë janë kompanitë amerikane të mbrojtjes Raytheon, Lockheed-Martin dhe Northrop Grumman.

Në Evropën Lindore po shtohet frika prej Rusisë
Sistemet e armatimit “Patriot” do të jenë pjesë e mbrojtjes së Polonisë kundër një agresioni të mundshëm nga Rusia. Që nga fillimi i krizës në Ukrainë anëtarët lindorë të BE-së dhe të NATO-s, Polonia, Estonia, Letonia dhe Lituania ndihen gjithnjë e më të kërcënuar nga Moska. /DW/
 
Back
Lartë