• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Finalja e Champions, Real Madridi shpallet mbret i Europës

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
real-finale-577x350.jpg
Reali i Madridit fiton për të tretën herë radhazi Champions League, si asnje ekip më parë.

Klubi madrilen fitoi me rezultat 3-1 në finale ndaj Liverpool-it, ku shkëlqeu Garth Bale, ndërsa një ndihmesë e madhe për spanjollët ishte edhe portieri i Liverpool, i cili realizoi fy gafa të pafalshme.

I pari që shënoi ishte Benzema duke nisur serine e golave. Në një tentativë për ta pasur topin te një nga shokët e tij, portieri Karius e përplas në këmbët e franzezit dhe më pas përfundon në rrjetë.

Vetëm 5 minuta më pas, Liverpool reagon dhe Mane barazon rezultatin në 1-1. Garth Bale kalon në avantazh sërish Realin, por këtë herë me një kryevepër, një roveshat e pakapshme për portierin.

Goli i tretë që vulosi gjithçka u shënua sërish nga uellsiani me një goditje nga jashtë zone, të cilën portierin nuk mundi ta ndalte edhe pse e kishte në duar.
 
Back
Lartë