• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Fillon edicioni i 18-të i festivalit të filmit “Dokufest”

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Edicioni i 18-të i festivalit ndërkombëtar të filmit “Dokufest,” ka filluar në Prizren këtë fundjavë.

Ky edicion nuk është vetëm një festë dedikuar filmit, por edhe muzikës.

Gjatë nëntë ditëve të këtij festivali do të shfaqen mbi 280 filma, ku mbi 100 prej tyre do të garojnë në 6 kategori.

Programi i muzikës sivjet shtrihet në 4 skena të ndryshme, që nga iso-polifonia e Osumit e deri tek muzika elektronike eksperimentale.

Në këtë edicion do të shfaqen edhe 11 filma të shkurtër që merren me izolimin dhe varësinë në rritje nga teknologjia moderne, në një program të quajtur ”Age of Distortion”.

Programi ”DokuKids” me 50 filma ka për qëllim argëtimin e moshava fëmijëve.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në lidhje me këtë festival tha: “Nëse nuk keni planifikuar të shkoni në bregdet, mos ngurroni të shkoni në Prizren. Një atmosferë e jashtëzakonshme në ditët e DokuFest 2019. Filma të huaj e shqiptarë, muzikë e mirë, shpërndarë në disa pole kulturore nëpër qytet. “Truth lies here”! E vërtetë apo e rrejshme?! Dilema e kohëve moderne, e ndarë mes jetës reale dhe asaj kibernetike, një nga temat e këtij edicioni”.

Prodhime të ndryshme të kinemasë së huaj dhe asaj shqiptare do jenë pjesë e këtij festivali që do shoqërojnë publikun deri më 10 gusht në Prizren.

Burimi: ATSH

e.ll./dita
 
Back
Lartë