• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

FIFA “tremb” Xhemajlin, fantazisti nuk festoi me “Shqiponjë”

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
xhema-525x350.jpg
Pas Xhakës dhe Shaqirit ndaj Serbisë, një tjetër futbollist me origjinë shqiptare u bë protagonist për Zvicrën, në ndeshjen ndaj Costa Ricës.

Bëhet fjalë për mesfushorin shqiptar të Maqedonisë, që shënoi golin e parë dhe i dha avantazhin e përkohshëm helvetëve, në sfidën e të mërkurës në mbrëmje.

Gjithsesi ajo që u vu re ishte se Xhemajli shmangu festimin me simbolin e shqiponjës, ndryshe nga Xhaka dhe Shaqiri javën e kaluar.

Mesa duket fantazisti i Bolognës është “trembur” nga gjoba e FIFA-s dhe ka zgjedhur që në vend të shqiponjës, të bëjë me dorë simbolin “L”, për të përshëndetur djalin e tij, që quhet Luan.

Kujtojmë që Xhaka dhe Shaqiri, bashkë me kapitenin e Zvicrës Lichtsteiner, u gjobitën nga FIFA me 25 mijë franga zvicerane në total, për festën me simbolin e shqiponjës dykrenare.

Gjoba u pagua nga shqiptarët, që vendosën të organizohen dhe të mbledhin plot 27 mijë franga, në shenëj mirënjohjeje për krenarinë që futbollistët dhuruan

The post FIFA “tremb” Xhemajlin, fantazisti nuk festoi me “Shqiponjë” appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë