• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Festohet 75-vjetori i çlirimit të Pogradecit

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Dje, në datën 30 gusht, Pogradeci, qyteti nga më të bukurit turistikë të atdheut tonë, festoi ditën e çlirimit nga nazifashistët dhe bashkëpunëtorët e tyre kolaboracionistë. Qyteti i Pogradecit u çlirua nga Brigada e 15-S e cila kishte si komandant Teki Kolanecin.

Batalioni i katërt i brigadës më 24 gusht 1944 sulmoi një autokolonë gjermane e cila vinte nga Struga për në drejtim të Elbasanit, ku në rajonin e Qukës, në fshatin Xhyrë, iu bë një pritë e organizuar mjaft mirë. Përpjekja ishte tepër e ashpër, pasi dhe një autokolonë nga Elbasani i vjen në ndihmë forcave të ardhura nga Struga. Kështu që u godit njëkohësisht, pasi masat organizative ishin marrë më parë dhe luftëtarët kishin zënë pozicione kyçe të terrenit. Në pritë e cila vazhdoi dhe luftim trup me trup armiku pësoi dëme si në njerëz dhe në materiale. Mjaft makina dolën jashtë gatishmërisë si dhe u ka shumë municion. Në këtë aksion u kapën dhe mjaft dokumente gjermane. Më 30 gusht, forcat e Br. XV S hynë në Pogradec dhe të gjitha fshatrat buzë rrugës automobilistike nga Lini deri në Podgorie ishin të çliruara.

Kjo festë sivjet përkon me 75 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga nazifashistët, të cilën populli shqiptar lipset ta festojë me madhështi.

Tek lapidari kushtuar Brigadës së 15-S u mblodhën qytetarë të Pogradecit, përfaqësues të pushtetit vendor, të organizatave të veteranëve të luftës, të dëshmorëve të atdheut, të Shoqatës Atdhetare Mokra etj, të cilët vendosën kurora me lule.

Ishte i pranishëm në këtë ceremoni edhe Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, zoti Ilir Xhakolli, i cili pas vendosjes së kurorës me lule, i përshëndeti të pranishmit duke iu uruar gëzuar këtë ditë të madhe dhe festë të bukur për gjithë qytetarët e Pogradecit. Ai nënvizoi faktin se LANÇ është epopeja më e lavdishme e popullit shqiptar dhe 75 vjetori i Çlirimit të Atdheut nga nazifashistët dhe bashkëpunëtorët tyre do të festohet ashtu siç e meriton në 29 nëntor 2019, pasi vetëm në saj të kësaj lufte fitimtare Shqipëria dhe shqiptarët u renditën me forcat antifashiste progresiste të botës, me SHBA, BRSS, Anglinë, Francën etj, ruajtën dhe konsoliduan shtetin shqiptar.

Kjo mënyrë të festuari në Pogradec ishte një shembull i bukur se si duhet t’i përkujtojmë ngjarjet dhe datat e shënuar që lidhen më Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare në këtë jubile të75-vjetorit të çlirimit të Ardheut.

Idajet Beqiri
 
Back
Lartë