• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Fat i keq për Coman, rrezikon sezonin në Bayern Munich

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
coman-300x169.png


Fitore e hidhur ajo e Bayernit në premierën e Bundesligës ndaj Hoffenheimit.

Talenti francez Kingsley Coman u detyrua të braktiste fushën mes lotësh në minutën e 44-t pas një ndërhyrjeje të rëndë të mbrojtësit kundërshtar Nico Schulz dhe lajmet e para që vijnë nga infermieria bavareze nuk janë optimiste.

22-vjeçari ka dëmtuar ligamentet e të njëjtës kavilje, që e detyroi që të humbiste Botërorin me Francën.

Ish-futbollisti i Juventusin rrezikon të mungojë për një periudhë të gjatë, ndoshta vë në diskutim edhe sezonin, gjithsesi diagnoza e saktë do të jepet pas ekzaminimeve më të thelluara.

Coman, teksa dilte nga fusha i ndihmuar nga pjesëtarët e stafit mjekësor, as guxonte të mbështeste këmbën në tokë, transmeton “SS”.

Pas ndeshjes, trajneri i Bayernit, Nico Kovac, u shfaq i trishtuar për dëmtimin e sulmuesit të ri, duke theksuar se gjendja nuk lë shumë vend për optimizëm.
 
Back
Lartë