• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Falsifikonte pasaporta, leje drejtimi, kartela punësimi, arrestohet 49-vjeçari në Pogradec

...

Kontributor
LV
0
 

Falsifikonte pasaporta, leje drejtimi, kartela punësimi, arrestohet 49-vjeçari në Pogradec​





arrestim.jpg




Pogradec – Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia pasi falsifikonte pasaporta, leje drejtimi, kartela punësimi dhe leje kalimi për në shtetet e huaja.

Forcat blu ushtruan kontroll në banesën e tij dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
8 telefona celularë; 1 vulë universale e cila dyshohet se përdorej për falsifikim; 7 pasaporta të dyshuara si të falsifikuara me identitete të ndryshme, 1 dokument identifikimi grek, 8 certifikata familjare të shtetasve të ndryshëm, disa leje kalimi për në shtetin grek dhe italian me identitete të ndryshme personash; 105 leje kalimi të tjera të paplotësuara por të vulosura, 3 leje drejtimi shqiptare të dyshuara si të falsifikuara; kartela punësimi të vulosura dhe të nënshkruara.


“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, pas një hetimi disa mujor për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të falsifikimit të dokumenteve, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Emigranti”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit N. J., 49 vjeç, banues në Pogradec”,thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin dhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i akteve të gjendjes civile”, “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”.


Top Channel
 
Back
Lartë