• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

"Facebook” do të investoj 300 milionë dollarë në gazetari

PoetiPerlotur

Herojte kujtohen Legjenda nuk vdes kurre!
ANETAR ✓
LV
0
 
Rrjeti social “Facebook” ka njoftuar se do të investojë 300 milionë dollarë gjatë tre viteve, kryesisht në SHBA, në projekte për të promovuar informacionin lokal, i cili vuan më tepër nga dominimi i internetit. “Ne do të vazhdojmë të luftojmë kundër informacioneve të rreme (lajmeve të rreme), keqinformimit dhe informacionit të cilësisë së dobët”, ka treguar në një mesazh të postuar në profilin e tij në “Facebook”, Campbell Brown, zëvendëspresident i kompanisë i ngarkuar për partneritetet me mediet. Ai ka shtuar se kjo kompani gjithashtu ka mundësinë dhe përgjegjësinë për të ndihmuar mediet lokale të rriten dhe të kenë sukses .
Në fillim të janarit 2017, rrjeti social nisi “Projektin e Gazetarisë në Facebook”, për të forcuar lidhjet e platformës me industrinë e medias.
Në atë periudhë bëhej fjalë kryesisht për t’u ofruar medieve zgjidhje për të përmirësuar të ardhurat që rrjedhin nga prania e tyre në “Facebook” dhe për të zhvilluar shkëmbime mes rrjetit social dhe organeve të medies.
 
Back
Lartë