• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Enigma e sferave prej guri në xhunglat e Kosta Rikas

...

Kontributor
LV
0
 

Enigma e sferave prej guri në xhunglat e Kosta Rikas​



sferave sferat e kosta rikas enigma
Para pak kohësh, në Kosta Rika është bërë një zbulim shumë interesant. Duke pastruar një zonë të xhunglave për plantacione bananesh. Punëtorët gjetën, thellë në pyll, disa skulptura të çuditshme prej guri në formën e sferave.
Më të mëdhatë prej tyre kishin një diametër prej dy metrash dhe peshonin më pak se 16 ton. Kurse më të voglat kishin një diametër prej afro 10 cm.
Ato ishin vënë në mënyrë të rregullt, në grupe nga 3 gjer në 45 copë. Duke formuar figura gjeometrike, vija të drejta, trekëndësha dhe rrathë. U vu re, madje, se disa vija të drejta të sferave ishin drejtuar pikërisht në vijën veri-jugë. Kush i ka krijuar këto?
Mjerisht, shumica e këtyre pyetjeve kanë mbetur pa përgjegje gjer më sot. Shkencëtarët mendojnë se të gjitha këto skulptura janë bërë nga stërgjyshërit e indianëvë. Në Shekujt XIV-XV të epokës sonë, sepse pikërisht asaj kohe i përkasm enët prej argjili dhe stolisjet prej ari që janë gjetur në rrëzë të disa sferave vigane. Ka mundësi që sferat të jenë përdorur nga indianët për disa qëllime kulti.
Ekziston gjithashtu hipoteza se këta mozaikë të çuditshm prej guri kanë qenë të caktuar për vëzhgime astronomnke, të lidhura me llogaritje kalendarike dhe me caktimin e afateve te punëve bujqësore. Mbetet emgmë edhe kjo me çfare mënyre silleshin këto sfera shumëtonëshe graniti përmes xhunglave dhe kënetave. Nga guroret, qe ndodheshin disa dhjetëra kilometra larg nga vendi i zbulimit.
 
Back
Lartë