• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Ëndrra bëhet realitet, me një dorë debutoi si profesionist

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
Screenshot_5-3-401x281.jpg
Një ëndërr e bërë realitet. Me një besim të madh në vetvete, Santiago Arroyave, që ka vetëm një dorë, javën e kaluar ka debutuar si profesionist në Kupën e Kolumbisë.Ai ka shkruar historinë pasi ka lindur vetëm me një dorë. Por megjithëse kishte këtë defekt të madh, ai ka arritur kapërcimin tek ekipi i parë.

Pesë minuta para fundit, trajneri i tij Juan-Carlos Alvarez ka futur në fushë Santiago-n mes duartrokitjeve të të pranishëmve për skuadrën e Leones, që luan në Primera A.Gjithsesi, ekipi i tij nuk arriti të përmbyste rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Deportivo Pereira, por gjithsesi, ishte një fitore e madhe për 18-vjeçarin.

Pas vërshëllimës së fundit ai është përgëzuar nga të gjithë të pranishmit. Që në moshën 6-vjeçare, Santiago luan përditë me topin me qëllimin për të luajtur si profesionist.Që ka vetëm krahun e djathtë, nuk e shqetëson shumë. Në fund të fundit, futbolli nuk luhet me duar. Idhulli i tij është Ronaldinho.

Ndërkohë Santiago është kthyer në një yll sportiv. Në Instagram ai ka plot 100.000 tifozë dhe gati çdo ditë ai poston video tepër pozitive. Që prej vitit të kaluar ai është aktiv edhe në Youtube, aty ai ndan historinë e jetës së tij me komunitetin.

1525885281_santiagoarroyave-401x226.jpg




\Shqiptarja
 
Back
Lartë