• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Dy zemra dhe një udhëtim

Juno

Kontributor
LV
0
 
Kur dy njerëz duhen, edhe në një kasolle të vetmuar majë të malit janë të lumtur. Nëse po mendoni që të shkoni në këtë “kasolle”, besoj se ka ardhur momenti të merrni pushimet, të largoheni nga punët e përditshme, larg miqve dhe të niseni me gjysmën tuaj për një udhëtim ëndrrash, romantik dhe argëtues. Një atmosferë e ngrohtë dhe intime do t’i shndërrojë të në paharrueshme pushimet tuaja. Largojuni stresit të përditshëm dhe shijoni kohën tuaj të lirë sa më shumë të jetë e mundur. Pushimet janë periudha ideale për biseda të gjata me partnerin, për harmoni simbioze me familjen dhe sinkroni perfekte me miqtë. Argëtim, diell, det, natyrë, relaks…çdokush mund ta gjejë dimensionin e vet.


Couple.jpg
Udhëtim romantik po, por jo shumë

Paris, Vienë, Venecia? Po, janë pushime shumë romantike, por edhe të ekzagjeruara. Nga ana tjetër, gjysma juaj më e mirë ka dëshirë të rrijë me ju, jo me qytetin më romantik të botës. Kur organizoni një udhëtim së bashku, ideale do të ishte të zgjidhnit destinacionin e duhur: për ta bërë këtë gjë, duhet të merrni në konsideratë të gjitha pasionet, dëshirat dhe pritshmëritë e partnerit. Nëse kur ju ka hapur zemrën, e keni pasur mendjen gjetkë, apo e keni parë me një shikim të përhumbur dhe nuk mbani mend asgjë, atëherë jeni të telashe të mëdha. Keni ndonjë ide? Nëse jo, ndiqni këshillat tona.

Mos u grindni

Pushime romantike apo jo, argëtuese apo jo, ajo gjë që nuk shkon fare me udhëtimin dhe stonon është sherri e debate. E duke qenë se mes çifteve të reja, debate është pas dere, merrni të gjitha masat për ta evituar.

1 Mos shihni gjatë një person tjetër: Partneri nuk do të besojë asnjëherë që jeni duke studiuar tendencat e modës.

2 Jini të urtë: Mos thoni gjithmonë po, por me raste. Pa dyshim do t’i pëlqejë.

3 Një dhuratë surprizë mund të shpëtojë një situatë të dëshpëruar. Nëse nuk keni menduar t’ia blini kur ishit në shtëpi, ndaloni në një dyqan dhe dhurojini një byzylyk që mund t’i pëlqejë. Edhe nëse nuk keni mjaftueshëm të ardhura, gjeni gjithsesi një mënyrë për ta kënaqur partnerin, veçanërisht nëse bëhet fjalë për partneren: mund të dojë të shkojë në muzeun më të mërzitshëm në botë, por për ju ia vlen barra qiranë të thoni po.

Mendoni për çdo gjë

Nuk është aspak e këndshme të shkoni në fund të botës me valixhet në dorë dhe të kuptoni që partneri i ka prerë vërtetë biletat e udhëtimit, por ka harruar të prenotojë hotelin. Nëse dëshironi që udhëtimi juaj në shoqërinë e partnerit të shkojë sa më mirë, mendoni çdo gjë para se të niseni. Ndaj prenotojeni para se të niseni folenë tuaj të dashurisë, ndonjë vend ku do të shkoni apo restorantin e tij të preferuar.

Fjala kyç: surpriza

Ky është sekreti i sekreteve, përbërësi që e bën një udhëtim në çift një pushim të paimagjinueshëm. Surprizat në çift janë veçanërisht të kënaqshme për partnerin. Mos u kurseni në kërkimin për t’i ofruar sa më shumë të jetë e mundur partnerit surprizën e garantuar.
 
Last edited:
Back
Lartë