• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Droni spiun që mund të fluturojë 12 muaj pa ndërprerë

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
droni-spiun-586x350.jpg
Një dron spiun me panele solare që mund të fluturojë plot një vit pa mirëmbajtje apo karburant, ekzistojnë gjasa të mëdha që një ditë mund të përdoret për misionet ushtarake për britanikët.

Fluturakja Aerial Vehicle (UAV) shfrytëzon rrezet e diellit për të vënë në lëvizje motorët gjatë ditës, si dhe i mbush bateritë për operacione që kryhen gjatë natës.

E njohur si Phasa-35, kjo fluturake një ditë mund të përdoret për vëzhgime, dhe për mbledhjen e informacioneve duke fluturuar në 21 mijë metra lartësi.

Tashmë kanë filluar përgatitjet për prodhimin e parë të këtij droni që do të testohet gjatë vitit të ardhshëm nga gjiganti i mbrojtjes angleze BAE, që merret me prodhimin e kësaj fluturake.

Phasa-35 përdor bateri me jetëgjatësi të paparë si dhe panele solare shumë të lehta, që bëjnë që kjo fluturake që fluturoj pa ndërprerë për plot 12 muaj.

Më poshtë ju sjellim karakteristikat e kësaj fluturake, që mund ta ndryshojë rrjedhën e sigurimit të informacionit.

Periudha kohore e fluturimit: 12 muaj pa ndërprerë

Lartësia e fluturimit: 17 deri në 21 mijë metra

Gjerësia e krahut: 35 metra

Pesha: 150 kilogramë
 
Back
Lartë