• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

“Ditë e favorshme për dashurinë dhe angazhimet në biznes”, njihuni me horoskopin e të hënës

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Dashi: Hëna është në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj, do ta keni më të lehtë të bëni plane me njeriun e duhur. Në aspektin pune, këtë të hënë priten takime të rëndësishme.

Demi: Marrëdhënie dashurore në kahe të kundërta me Peshoren dhe Shigjetarin. Rimëkëmbje graduale në punë.

Binjakët: Një hënë e favorshme, takime interesante në dashuri. Kini kujdes në raport me kolegët tuaj.

Gaforrja: Dita e hënë, nis me disa dyshime në raportin tuaj, dilema që keni për gjysmën tjetër. Ende një hënë disonante në punë, bëni kujdes.

Luani: Nëse ju pëlqen dikush dhe ky pëlqim është i ndërsjellë, përpiquni të bëni gjithçka që është e mundur për të mos humbur rastin. Dëshira për të bërë gjëra në punë, është ripërtërirë.

Virgjëresha: Ditë e favorshme për dashurinë kjo e hënë. Jini të vetëdijshëm për angazhimet kur pranoni të përfshiheni në takime biznesi.

Peshorja: Hëna është në kah të kundërt, mund të ketë keqkuptime në dashuri. Me kolegët lërini gjërat t’ju ikin pa u përfshirë në debate.

Akrepi: Në dashuri është një ditë e përshtatshme për të bërë diçka më shumë. Njerëzit e vetëpunësuar do të kenë ide të mira.

Shigjetari: nuk është një periudhë e lehtë për dashurinë, sepse jeni të fokusuar në diçka tjetër. Dita në punë është interesante sepse Hëna është në anën tuaj.

Bricjapi: Ditë e rikuperimit në dashuri kjo e hënë. Një çështje biznesi do të zgjidhet vetë.

Ujori: Këtë të hënë dhe nesër (e martë) do të shtini në shenjë në dashuri. Në punë ka ndryshime.

Peshqit: Situata rikuperimi në dashuri, por kujdes në marrëdhëniet e paqëndrueshme. Në punë nuk ju pëlqen një lloj ambienti i caktuar, ndoshta duhet të hidhni mirë sytë përreth.
 
Back
Lartë