• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Diplomacia ukrainase po funksionon – Qipro nuk do të del kundër propozimit të bllokimit të SWIFT-it për Rusinë

...

Kontributor
LV
0
 

Diplomacia ukrainase po funksionon – Qipro nuk do të del kundër propozimit të bllokimit të SWIFT-it për Rusinë​


123406241_gettyimages-1238749834-780x439.jpg


Bllokimi i SWIFT për shtetin rus është më se i mundshëm pasi Qiproja ra dakord me këtë propozim.

Kjo lëvizja u njoftua në Twitter nga ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, i cili ka folur gjithashtu me Italinë, Gjermaninë dhe Belgjikën, ku është vendosur SWIFT.
Mbështetja e Qipros është e rëndësishme sepse është një destinacion kryesor për investimet ruse.

“Ne e bëmë atë. Qipro konfirmoi se nuk do të bllokojë vendimin për ta bllokuar SWIFT-in për Rusinë. Diplomacia ukrainase vazhdon të punojë 24/7 për të arritur vendime të rëndësishme dhe për të mbrojtur Ukrainën nga pushtuesit rusë”, ka shkruar ai në Twitter.

Presidenti amerikan, Joe Biden ditë më parë kishte thënë se kjo lëvizje është e mundshme, por kjo për momentin nuk do të realizohet pas vendosjes së sanksioneve ekonomike dhe politike ndaj Rusisë.

Putin u ka thënë udhëheqësve të biznesit se “shpresoj se nuk do të na largojnë nga sistemi SWIFT”.

Ndryshe, heqja e Rusisë nga SWIFT do ta bënte pothuajse të pamundur për institucionet financiare dërgimin e parave brenda ose jashtë vendit, gjë që do të shkaktonte një tronditje të papritur për kompanitë ruse dhe klientët e tyre të huaj – veçanërisht blerësit e naftës dhe gazit në dollarë amerikanë.

/Telegrafi/
 
Back
Lartë