• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Detajet tronditëse/ 59-vjeçari pranon lidhjen me dy motrat:

...

Kontributor
LV
0
 
Detajet tronditëse/ 59-vjeçari pranon lidhjen me dy motrat: Kam edhe fëmijë! Udhëtoja me të dyja dhe gruan në Greqi

Pse 696x392


TIRANË
Zbardhen detaje tronditëse nga vrasja e dyfishtë e motrave Kristina Bardhi e Zhaneta Metani nga 59-vjeçari Përparim Ademi, më 31 dhjetor të 2020.
Gazetarja Klodiana Lala zbardh për “BalkanWeb” një pjesë të dëshmisë së tij para Gjykatës së Tiranës, teksa i është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Siç raporton gazetarja Lala, autori i krimit të dyfishtë ka pranuar se para 20 e ca vitesh ka nisur një marrëdhënie jashtëmartesore me Kristina Bardhin. Më pas, ai ka thënë se është lidhur me motrën e saj, Zhaneta Metanin.
Autori i vrasjes ka pretenduar para togave te zeza se ka dhe fëmijë me këtë të fundit, por nuk i ka regjistruar në gjendje civile. Ai ka thene ne gjykate se ka bere edhe udhetime me dy motrat dhe gruan e tij nw Pogradec dhe Greqi.

Më tej, raporton gazetarja Lala për “BalkanWeb”, 59-vjeçari Ademi ka martesë ligjore me një grua tjetër, e cila ka pranuar se i dinte lidhjet e te shoqit, madje kishte krijuar miqësi me dy motrat që të mos prishte familjen. Përparimi ka thënë që krimi ndodhi për arsye xhelozie, sepse kishte dyshime që Zhaneta kishte një marrëdhënie me dikë tjetër.
lg.php

(BalkanWeb)
 
Më ofenduan dhe qëllova”, vrau dy motrat në Tiranë, zbardhet dëshmia e autorit: Frekuentohesha me të dyja, me Zhanetën isha i lidhur, por…



Detaje të reja nga vrasja e dy motrave në zonën e “Astirit” që tronditi dje Tiranën. Kristina Bardhi, 53 vjeç dhe Zhaneta Metanit, 45 vjeç u vranë dje me automatik nga 59-vjeçari Përparim Ademi dhe vazhdimi i lidhjes me një prej motrave duket se ka qenë motivi i krimit të dyfishtë.


Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se policia në vendngjarje gjeti 26 gëzhoja kallashnikovi, armë me të cilën autori kreu vrasjen. Pas krimit autori e la armën në apartament me karikator të zbrazur dhe u largua më këmbë. Dy orë nga ngjarja ai u kap pranë shkollës Vasil Shanto në Tiranë.

DËSHMIA
Përparim Ademi (Tela) ka shfaqur pendesë për krimin e rëndë teksa ka pohuar në polici se ishte i lidhur me Zhanetën, por distancimi i saj dhe njohja me dikë tjetër duket se ka sjellë dhe vrasjen. Në dëshminë e siguruar nga gazetarja Dorjana Bezat, 59-vjeçari ka deklaruar se është i martuar, por njëkohësisht dhe kishte lidhje me 45-vjeçaren.

“Jam i martuar, por prej kohësh frekuentohem me dy motrat Kristinën dhe Zhanetën. Ato të dyja ishin të divorcuara. Kristina jetonte në Greqi dhe takoheshim rrallë ndërsa me Zhanetën kam qenë i lidhur. Ajo nisi të distancohej me mua dhe mesa kuptova kishte nisur lidhje me dikë tjetër. Shkova ta takoj t’i kërkoja llogari. Doja t’i kërcënoja, por të dyja më ofenduan dhe unë qëllova. Jam penduar për krimin”, ka deklaruar autori.

Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë për moskallëzim krimi dhe një të afërm të autorit.
 
Tronditese ☹️ Po ska nen per ket gjo shqipni ca denimi do i japin apo prodhim shitje lengu kontrabande ☹️
 
Back
Lartë