Manchester United vazhdon të kërkojë më shumë se 80 milionë euro për Lukakun, të cilat Inter nuk janë të gatshëm t’i shpenzojnë.
Me këtë në mendje, Tuttosport dhe Corriere dello Sport shkruajnë se alternativa është Cavani, transmeton lajmi.net.
Ish-sulmuesi i Napolit shihet si një opsion më i lirë, pasi ai është 32 vjeç dhe ka vetëm edhe një vit në kontratë me PSG.
‘Nerazzurrët’ gjithashtu do të ishin në gjendje t’i ofrojnë atij një pagë prej 9 mln euro, një rënie e lehtë në fitimet e tij pasi aktualisht fiton 12 mln euro në sezon.
Uruguaiani ka shënuar 193 gola në 279 ndeshje për PSG-n, duke fituar pesë tituj Ligue 1. /Lajmi.net/
Shkruar nga: Blendi Bugari