• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Demtimi i tendinit patelar

Juno

Kontributor
LV
0
 
View attachment 8680
Tendini patelar është shumë i shkurtër, shtrihet vetëm midis fundit të poshtëm të patelës dhe tuberozitetit të tibies. Sidoqoftë ai vepron si një pikë e përqëndruar për tërheqjen e ushtruar nga nga m. quadriceps gjatë lëvizjeve të gjurit, kështu që është një tendin jashtëzakonisht i fuqishëm. Tendini punon fuqishëm kurdo që gjuri përkulet ose drejtohet nën ngarkesë. Ai punon më shumë kur lëvizjet e gjurit përfshijnë një përkulje totale nën peshën e trupit dhe gravitetit, për shembull nëse bëjmë një ushtrim mbledhje në humbje peshe, ose kur ngrihesh mbi një këmbë në kërcim për së larti ose kërcim për së gjati. Tendini gjithashtu gjeneron një tërheqje të fortë gjatë ngjitjes dhe zbritjes së shkallëve, gjatë vrapimit në një terren të pjerrët dhe gjatë gjuajtjes së një topi futbolli.
Për shkak se tendini luan një rol kaq të rëndësishëm në të gjitha lëvizjet e gjurit, mund të dëmtohet lehtësisht nga mbingarkesa me punë. Ky tip dëmtimi nga mbipërdorimi i atribohet aktivitetit të përsëritur, siç është vrapimi në distancë të gjatë ose seksione të zgjeruara të vrapimit në kodër, kërcime, hedhje, gjuajtje ose ushtrime ulur në gjunjë. Një dëmtim nga mbipërdorimi zakonisht ndodh kur tendini nuk është duke punuar në mënyrë efiçente, sepse është i lodhur nga sforcimi, ose tendosje për shkak të të ftohtit ose ushtrimeve të tepruara. Mekanika e gabuar ose e ndryshuar mund të kontribuojë në tendosje të tepruar të tendinit. Normalisht, tendini patellar formon një vijë perpendikulare që kalon drejt poshtë nga patella në tibie. Sidoqoftë, tendini mund të devijojë nga pozicioni vertikal , për shkak të zhvillimit të veçantë të kockave të këmbës gjatë fazës së rritjes, për shkak të zakonit të posturës së gabuar ose lëvizjes, ose si rezultat I dëmtimeve të gjurit. Këpucët jo të përshtatshme, “të këqija”, gjithashtu mund të influencojnë në ndryshimin e këndit të tërheqjes së tendinit. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse fëmijët dhe adoleshentët mbathin këpucë shum të vogla për të mbështetur shputën, ose taka të larta gjatë viteve të rritjes. Tendini patellar mund të jetë subjekt edhe i një dëmtimi të menjëhershëm. Ai punon në një disavantazh mekanik kur ka për të zhvendosur gjurin nga pozicioni plotësisht i përkulur nën ngarkesë, dhe është veçanërsiht i prekshëm ndaj tërheqjes, dëmtimit, në këtë lloj situate. Nëse një mekanizëm peshash do të vendosej në pozicionin ulur ne bisht, ose nëse ai është duke luftuar për të hequr një peshë të rëndë, tendini patellar është një nga strukturat e gjurit të vendosura nën stres. Duke bllokuar lëvizjen e gjurit ndërkohë që tendini patellar është duke ushtruar tërhëqje për të krijuar lëvizjen mund gjithashtu të rezultojë në këputjen e menjëhershme të tendinit.

Çfare ndodh?

Kur tendini patellar tërhiqet, dëmtohet, disa nga fibrat e shumta të tij mund të këputen. Kjo shkakton dhimbje kur përdor tendinin, por jo domosdoshmërisht e ndalon tendinin së punuari në hapësirën normale të lëvizjes. Si rezultat i një dëmtimi, ose këputjeje të pjesshme, tendini mund të bëhet më i trashur dhe i shtrënguar, për shkak të indit lidhor të formuar rreth fibrave te dëmtuara. Kjo limiton fuknsionimin e tendinit, tendini bëhet më i dhimbshëm në lëvizje. Trashësia dhe limitimi bëjnë tendinin të krijojë adrenca të cilat veprojnë si ngjitës i tendinit me indet përreth. Përmes këtij cikli vicioz dhimbjeje dhe limitimi, një dëmtim minor mund të rezultojë në një dëmtim të madh të funksionit. Ky model mund të ndodhë nësë tërheqja, dëmtimi ndodh gradualisht, ose në dëmtim të menjëhershëm.
Tendini mund të këputet tërësisht, duke shkaktuar kështu ndërprerje të menjëhershme të funksionit. Kur tendini mer një trajtë tipike drejt përmes, grupi i muskujve quadriceps të vendosur në pjesën e përparme të kofshës humbet aftësinë për shkak se pika e poshtme e fiksimit të tyre është shkatërruar. Patela ngjitet lartë mbi kofshë, duke qënë së nuk është më e lidhur mbi artikulacionin e gjurit. Kjo padyshim shkakton dhimbje të ashpër, dhe është e pamundur që këmba të mbajë peshë. Një tendin patelar normal mund të këputet plotësisht vetëm nëse aplikohet menjëherë një forcë e pamasë. Sidoqoftë ai edhe mund të këputet nën një presion më të pakët nëse ka qënë më parë i dobësuar nga tërheqje të vzhdueshme të cilat kanë bërë pjesën qëndrore të degjenerojë. Injeksionet steroide në qendër të tendinit mund të çojnë në dobësim të ashpër të fibrave. Nga injeksionet e pakualifikuara të vazhdueshme për “të kuruar” dëmtimin, tendini mund të këputet nën një presion minimal, për shembull në përkulje përpara, ose ngjitje në një shkallë të lartë.

Trajtimi:

Trajtimi i specializuar konsiston në injektim të administruar nga një specialist mjekësor ose forma të ndryshme trajtimi fizioterapeutik.
Duhen shmangur aktivitetet të cilat shkaktojnë dhimbje mbi tendin, sepse e përkeqësojnë dëmtimin në mënyrë të pashmangshme. Pacienti ka gjasa të mos jetë i aftë të vrapojë në terren të pjerrët, të ulet në bisht, të hidhet me këmbën e dëmtuar, apo të bëjë not bretkose. Sidoqoftë, pacienti mund të vrapojë në terren të butë, të përkulë gjysëm gjunjët për në pozicionin në bisht , të notojë ngadalë, pa dhimbje. Pacienti mund të vazhdojë pa problem ndonjë formë ushtrimi që nuk i shkakton dhimbje.
Streching i tendinit. Kryejmë strechingun pasiv të m. quadriceps deri në limitet e dhimbjes, gradualisht ristauron fleksibilitetin dhe parandalon ngjitjen dhe krijimin e aderencave. Ushtrimi i stretching duhet të përsëritet 3 herë në ditë me nga të paktën 10 herë. Pacienti duhet të kryejë strechingun e tendinit para dhe pas çdo seksioni tjetër ushtrimesh.
Mbi tendin aplikohet akull, nëse është shumë i pezmatuar. Nëse gjatë aplikimit të akullit do të përdorim metodën e peshqirit të lagur, duhet të kryejmë strechingun e tendinit. Një mënyrë e lehtë për ta bërë këtë është: të ulemi në gjunjë mbi një peshqir me akull, në një sipërfaqe të butë port ë qëndrueshme, dhe të ulemi butësisht mbi thembra duke mbajtur tendinin të tërhequr.
Është e nevojshme të ruajmë muskujt quadriceps. Për të shmangur problem dytësore dhe zvogëlimin e stabilitetit të gjurit, duhet të aplikojmë kontraksione statike të quadricepsit në interval të ndryshme çdo përgjatë çdo dite. Nuk këshillohen shumë kontraksione në një seksion sepse rrezikohet një dëmtim i mëtejshëm i tendinit patelar. Nëse gjuri përkeqësohet dhe pezmatohet më tej, sasia e kontraksioneve duhet te reduktohet, por duhet patjetër që tri herë në ditë pacienti të kryejë një ose dy kontraksione në ndërthurje me ushtrimet e strechingut.
Përforëcimi i quadricepsit. Mund të bëhet me një llastik të lehtë, gjuri në 30º, dhe e shtyjmë për ta shtrirë. Fillojmë me pasha shumë të lehta duke punuar tri herë në ditë me nga 10 ushtrime, dhe duke rritur peshën ngadalë. Ndërkohë që këmba forcohet, rrisim sasinë e llastikut prej të cilit merr nisje lëvizja.
Ushtrime duke u nisur nga një pozicion përkulje. Ushtrimi fillon nga pozicioni i qëndrimit drejt, përkulim gjunjët 30º, dhe drejtohemi përsëri në pozicionin fillestar. Ushtrimi kryhet sapo dhimbja e gjurit të jetë larguar, dhe përsëritet dy ose tri herë në ditë me nga 3 sesioni të përbëra nga 10 ushtrime secili. Gradualisht, pas një hapsire kohore prej një ose dy javësh, rrisim madhësinë e këndit përkulës të këmbëve deri në 90º. Në momentin që arrijmë në 90º përkulje, përsërisim nga e para ciklin e ushtrimit por vetëm me këmbën e sëmurë.
Sapo arrijmë të përkulemi gjysmë ndenjur me këmbën e sëmurë, duhet të jemi të aftë të rifillojmë aktivitetet normale. Sidoqoftë, nuk duhet ta tërheqim më shumë seç duhet tendinin. Duhet ta lejojmë tendinin të rregullohet në stade të lehta. Nëse pacienti vrapon, duhet të fillojë me distance të shkurtra, dhe gradualisht, të ndërtojë aktivitetin, në termat e distancës, shpejtësisë dhe pjerrësisë. Nëse pacienti luan futboll, duhet të fillojë duke goditur topin disa herë nga pak, për dy ose tri seksione, përpara se të nisë lojën.

Ruptura e Tendinit patellar
Kur tendini patellar shkëputet plotësisht, tendini riparohet në mënyrë kirurgjikale sa më shpejt të jetë e mundur pas aksidentit që e ka shkaktuar. Transporti drej qëndrës spitalore duhet bërë me kujdes duke e mbajtur këmbën në qetësi pa e lëvizur dhe pa ushtruar peshë mbi të. Për ta mbajtur këmbën sa më rehat dhe pa lëvizur, gjuri mund të imobilizohet në një inflatable splint- pajisje rigide të ,bushura me ajër ose gaz për të ndaluar lëvizjen e një artikulacioni ose frakture të thyer. Por forma më e rehatshme e bandazhit është një rrobë pambuku dhe një bandazh suportues. Bandazhi imobilizues duhet të vendoset nga pjesa poshtë gjurit deri në kofshë. Kjo siguron një support fiksues po jo shtrëngues. Pas operacionit, në bazë të gjendjes së pacientit dhe ecurisë së ndërhyrjes kirurgjikale, diktohet dhe periudha e rikuperimit postoperator. Ndiqet plani i rehabilitimit për rupturën e tendinit patellar. Duhet rifituar fleksibiliteti, më pas përforcohet ligamenti me ushtrime specifike. Faza finale e rehabilitimit përfshin ushtrime aktive si vrapimi, përkulja në bisht, lëvizja me kërcime. Progresi përmes fazave të rehabilitimit është në mënyrë të pashmangshme i ngadaltë dhe rendi duhet respektuar sepse rrugët e shkurta mund të shpien në pengesa.
Komplikacione:

Sindromi Sinding-Larsen-Johannson
Osteokondriti, një formë degjenerimi në një pikë rritjeje të kockës, mund të ndodhë në pjesën e përparme të kupës së gjurit, ku tendini patellar ngjitet me kockën. Ky komplikim quhet Sindromi Sinding Larsen Johanson, dhe shkakton dhimbje të ashpër kur tendini vihet nën stress gjatë aktivitetit, gjithashtu nëse shtypim mbi patelë, ose në uljen në gjunjë. Mund të ndodhë në një ose të dy gjunjtë sipas aktivitetit që e shkakton. Sindromi mund të qartësohet nëse gjuri vendoset për një kohë të mjaftueshme në pushim nga çdo lloj aktiviteti rëndues, por kjo kërkon më shumë se gjashtë muaj. Nëse gjendja është shumë e ashpër dhe persistente, mund të jetë e nevojshme një ndërhyrje kirurgjikale, për “të pastruar” pjesët e degjeneruara të tendinit patellar ose për të ndihmuar shërimin e kockës së ndërprerë në buzën e poshtme të patelës. Pas operacionit, rehabilitimi drejt shërimit të plotë ndjek të njëjtin model si programi pas një operacioni për heqje të kartilagut.
Kineziterapia
Pas qepjes së thjeshtë dhe imobilizimit në gips (6 javë)
Riedukimi është identik si në rastin e një frakture të patelës. Gjatë imobilizimit nuk duhet të lejohen kontraksionet statike të m. quadriceps para javes së katërt.
Trajtimi gjatë imobilizimit:
Ushtrime aktive këmbë – c/f dhe asistim i përgjithshëm respirator dhe cirkulator i pacientit në shtrat.
Kontraksione statike të kujdesshme të m.quadriceps (pas javës 4)
Ecje me dy bastuna
Trajtim kirurgjikal
Një fashaturë komprensive dhe/ose një valvul posteriore e lëvizshme që mund të hiqet gjatë riedukimit: është e mjaftueshme të sigurohet imobiliteti i artikulacionit.
Periudha postoperatore immediate (java 1)
Kineziterapi e përgjithshme respiratore dhe qarkulluese të pacientit në shtrat
Ushtrime aktive të këmbës dhe c/f
Masazh qarkullues i thellë dhe relaksues i kuadricepsit
Postura të alteruara
Periudha postoperatore sekondare (java 2 dhe 3)
Njëjtë, plus:
Kontraksione izometrike të kuadricepsit të asistuara duke ngritur patelën, më pas ushtrime aktive të lira.
Mobilizime passive të patelës (gjatësore, me pas transversale)
Fillimi I tentativave për fleksion dhe ekstension aktiv të asistuar
Rreth dites së 10-të:
Ecje me shkarkim të ngarkesës me bastun
Hidroterapi: masazh nën ujë, mobilizim nën ujë, ecje me gju të përkulur nën ujë.
Periudha e riedukimit aktiv (nga java 4 në javën 6)
Masazh tonifikues i kuadricepsit
Masazh i cikatricies
Tonifikim izometrik i kuadricepsit (++) më pas izotonik kundër forcës së gravitetit (pesha e këmbës).
Mobilizim artikular: në fleksion, në ekstension total me ushtrime aktive, passive, aktivo-pasive.
Ecje me shkarkim të ngarkesën në gjurin e përkulur (pa mbrojtje nësë është i mjaftueshëm kontrolli i kuadricepsit)
Hidroterapi (++)
Periudha e ripërshtatjes (pas 6 javëve)
Muzkulizim, ushtrime intensive riforcimi muscular
Postura eventuale ekstensioni nëse ka deficit artikular
Korrigjim i ecjes pa ngarkesë
Riedukim proprioceptiv (planet e lëvizshme ++)
Ristërvitje me shkallë, hedhje, vrapim, përkulje në gjunjë, etj.
 
Back
Lartë