• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Deklarata e fortë e ministrit Lavrov: Mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova janë dërguar në Ukrainë!

...

Kontributor
LV
0
 

Deklarata e fortë e ministrit Lavrov: Mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova janë dërguar në Ukrainë!​


1 324 780x439

lg.php


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka bërë një deklaratë të fortë në kulmin e tensioneve me Ukrainën, ku e gjithë bota po mban frymën nga frika e një pushtimi.

Ministri Lavrov ka deklaruar sot se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina janë dërguar në Donbas, krahinën e Ukrainës, të ndarë mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.

“Kosova dhe disa pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor po bëhen një terren pjellor për krim. Ka terroristë, tregtarë droge. Është një terren rekrutimi për mercenarët, që marrin pjesë në konflikte, të cilat po nxiten gradualisht, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. Ka informacione se mercenarët po rekrutohen në Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë dhe po dërgohen në Donbass”, tha ministri i Jashtëm i Rusisë, i cituar nga “Sputnik”.
  • foto galeri

(BalkanWeb)
 
Back
Lartë