• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

David Beckham

AK__47

ULTRAS.GUERRILS
ANETAR ✓
LV
0
 
"Beckham tani te Owen, sërish një vrapim i Owen, i cili mesa duket do i hapë prapë probleme kundërshtarëve. Një super vrapim nga Michael Owen që mund t'a përfundojë aksionin.
Oooohhhhhh, një gol i mrekullueshëm. Çfarë çasti i mahnitshëm për karrierën e saponisur të Michael Owen..."

"Diçka e tillë nuk bëhet kur je 28 vjeç e jo më 18. Shmanget me shpejtësi e ritëm por shënimi i golit është i pabesueshëm..."

Më 30 qershor luhet Argjentinë-Angli, e vlefshme për 1/16 e Kupës së Botës Francë '98 dhe komentatorët janë të mahnitur nga goli i saposhënuar nga Michael James Owen, 18 vjeçari i Liverpool.

Owen, vetëm një vit më parë kishte debutuar në kampionatin anglez ndërsa tani kalon në avantazh kombëtaren e tij me një gol të mrekullueshëm në një kampionat botëror. Në një kontekst specifik.

Ndeshja Angli-Argjentinë ka një përqëndrim të madh tensioni. Dy shtetet janë përballur me forcat ushtarake në konfliktin e Ishujve Falkland (apo Malvinas për argjentinasit) ndërsa në futboll kanë disa hesape për të larë. Në Meksikë '86 Maradona anglezëve u shënoi me dorë (e më pas me këmbë, një gol sa ose ndoshta pak më i bukur se ai i Owen)...

Goli i Michael Owen është një kryevepër. Pasi merr topin nga Beckham diku në mesin e fushës, shmang José Antonio Chamot e më pas me hapa të shpejtë afrohet drejt zonës kundërshtare ku kalon me lehtësi edhe Roberto Fabián Ayala. I vetëm me portierin Carlos Roa e përplas topin në rrjetë.

Avantazhi është i përkohshëm, argjentinasit barazojnë me Zanetti-n pas një skeme nga goditja e dënimit, ndërsa në pjesën e dytë David Beckham del me të kuqe pas një përplasjeje jo miqësore me Diego Pablo Simeone-n. Pas goditjes së penalltive, në çerekfinale kalon Argjentina.

Karriera e Michael Owen nis shpërthyese dhe vijon e tillë për pak vite. Kulmi në sezonin 2000-2001, kur me Liverpool fiton 5 trofe dhe bën të tijin Topin e Artë.
Dëmtimet e shumta e detyrojnë sulmuesin të mos shfaqë vlerat e tij më të mira në përvojat e mëvonshme te Real Madrid, Newcastle dhe Manchester United.
Tërhiqet nga futbolli në vitin 2013, kur ishte pjesë e Stoke City...View attachment 7819
 
Back
Lartë