• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Dashuri e vertet ;)

Hagahahah prandaj sme afrohet njeri mu se jam si kacarub e i shpoj me gjemba

Epo s'do shijosh dashurine ndonjehere keshtu si qenke ti :p
 
Dashuria..... ehhhhh e kam provuar dikur.
Isha mbi re.....
Por fryu nji ere e me rrezoi poshte
 
Kush nga gocat e do mbiemrin tim de ta ket kot per sport :D :joycat::joycat::joycat:
 
Dashuri e vertet se i mbajti mbi-emrin? I don't think so. Te ishte dashuri e vertet do ishte akoma me ate person dhe jo thjesht nje kujtim.
 
Në vitin 1982 Angela Merkel u martua për herë të parë me studentin e fizikës Ulrich Merkel, me të cilin u divorcua pas pesë vitesh. Ajo vendosi të mbante mbiemrin e tij gjatë gjithë jetës, pasi dëshironte të kishte dicka që i përkiste atij ne shenjë të dashurisë së tyre!
Dashuri e vërtetë! :)
E ku është dashuria këtu përderisa u ndanë pas 5 vjetësh?

Un për vete mbaj mbiemrin e tim eti në respekt të dashurisë që kam për të?
 
Çfarë ēshtë dashuria?!

Një grua e moshuar, kësaj pyetjeje iu përgjigj:

Për herë të parë kur e kam dëgjuar këtë fjalë, kam qenë vajzë e vogël. Ishte im atë i cili teksa më puthi më tha: "Të dua!" Me vete mendova se dashuria qenka dhembshuri, siguri dhe përqafim i ngrohtë. Kur u rrita, gjeta një letër poshtë derës së shtëpisë, të cilën e dërgonte një djalë nga fshati. Në letër lexova emrin tim, përmbajtjen dhe fjalët: "Të dua!" Me vete mendova se dashuria qenka guxim dhe çmenduri. Pasi u fejova me këtë djalë dhe u njoha pak më shumë, fjala e parë që më tha ishte: "Të dua!" E unë mendova se dashuria qenka ambicie, punë, objektiv dhe vullnet. U martova dhe ditën e martesës, im shoq më puthi në kokë dhe më tha: "Të dua!" Me vete mendova se çfarë ishte dashuria u dashuria qenka mall dhe pasion. Kaloi një vit dhe unë linda djalin e parë. E dërmuar qëndroja shtrirë në krevat. Im shoq| më befasoi teksa kapi dorën time dhe më tha: "Të dua!" Unë thashë se dashuria qenka mirënjohje, vlerësim, butësi dhe dhembshuri. Me kalimin e viteve, mu thinjën flokët dhe femijët u rritën e të gjithë krijuan familje. Një ditë, im shoq duke buzëqeshur teksa shihte thinjat e mia, më tha: "Të dua!" Me vete thashë se dashuria qenka mëshirë dhe butësi. Kaluan vite dhe pasi u plakëm, im shoq më tha një ditë: "Të dua!" Mendova se dashuria qenka besnikëri, sinqeritet dhe kontribut. Kjo është dashuria, sekretet e të cilës i zbulojmë sa më shumë vite që kalojnë. Ajo fillon e vogël dhe rritet me vite, dalëngadalë...inbound2002425025.jpg
 
Back
Lartë