• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Çmimi Nobel në Kimi për gjermanin Benjamin List dhe amerikanin David W. C. MacMillan

...

Kontributor
LV
0
 

Çmimi Nobel në Kimi për gjermanin Benjamin List dhe amerikanin David W. C. MacMillan​


59423079 303 (1)



Çmimi Nobel në Kimi për vitin 2021 e marrin gjermani Benjamin List dhe studiuesi amerikan David W.C. MacMillan për zhvillimin e organokatalizës asimetrike. Njoftimi u bë nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në Stokholm. Nobelistët e kimisë të vitit kanë zhvilluar një mjet të ri dhe gjenial për ndërtimin e molekulave – organokatalizën, thuhet në citim. Ajo do të përdoret për studime për medikamente të reja, u bë e ditur dhe gjithashtu ka ndihmuar që kimia ta respektojë më shumë mjedisin.

Organokataliza është zhvilluar me një ritëm mahnitës, tha Akademia në Stokholm. Me ndihmën e këtyre reaksioneve studiuesit tani mund të prodhojnë shumë gjëra në mënyrë më efikase, nga medikamentet e reja deri tek molekulat që mund të kapin dritën në qelizat diellore.

Këtë vit, çmimi më prestigjioz për kimistët shoqërohet me gjithsej dhjetë milionë krona (rreth 980,000 euro). Ceremonia e ndarjes së çmimeve tradicionalisht zhvillohet më 10 dhjetor, përvjetori i vdekjes së themeluesit të Çmimit Nobel Alfred Nobel.







"Balkanweb"
 
Back
Lartë