• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Cila është origjina e muzikës?

...

Kontributor
LV
0
 

Cila është origjina e muzikës?​


A55557DB-5F2E-40FE-8A3A-CEA579026D0F.jpeg

Instrumenti më i vjetër muzikor në botë është një flaut 60.000-vjeçar, i bërë nga një Neandertal nga kocka e këmbës së majtë të një ariu të ri që jetonte në shpella. Si Neandertalët, ashtu edhe arinjtë e shpellave janë zhdukur prej kohësh, por muzika, me të gjitha konceptet dhe estetikën e saj themelore, jeton ende me speciet tona.

Ndërsa muzika ka sot një rëndësi të madhe, origjina e saj është ende e pa kuptuar, duke qenë një objekt debati midis studiuesve. Gjithsesi ekzistojnë disa ide se si dhe pse u shfaq muzika. Një teori e pranuar gjerësisht, është se muzika mund të ketë evoluar si një formë e shprehjes emocionale apo komunikimit.

Sipas kësaj teorie, muzika mund ta ketë origjinën si një mënyrë që njerëzit e hershëm e përdornin për të shprehur ndjenjat dhe emocionet e tyre, si gëzimi, trishtimi ose ankthi.
Me kalimin e kohës, muzika mund të ketë evoluar për t’u bërë një formë më e sofistikuar e komunikimit, duke i lejuar njerëzit të ndajnë ide dhe emocione komplekse përmes zërit.

Ky koncept mbështetet edhe nga një studim i ri. Studiuesit në Universitetin e Oregonit, SHBA, zbuluan se subjektet që ishin më të aftët në interpretimin e gjendjeve emocionale të njerëzve të tjerë, ishin po aq të aftë në vlerësimin e emocioneve të përcjella nga këngë të ndryshme.

Zakari Uollmark, muzikolog dhe shkencëtar i aftësive njohëse në Universitetin e Oregonit, u tërhoq shumë nga teoria se si muzika dhe empatia, i shërbejnë në thelb të njëjtit rol, duke lehtësuar lidhjen shoqërore përmes një mjeti të shprehjes emocionale.

Por në vend se t’i pyesnin njerëzit se sa empatikë ishin, Uollmark dhe kolegët e tij kryen një studim të ri në të cilin u treguan pjesëmarrësve video të njerëzve që flisnin për një episod të ngarkuar emocionalisht në jetën e tyre. Po ashtu, ata dëgjuan muzikë në piano që ishte krijuar posaçërisht për të përcjellë një histori të caktuar emocionale.

Më pas, interpretimet e pjesëmarrësve u krahasuan drejtpërdrejt me reagimet e njerëzve të incizuar dhe të vetë muzikantëve. Ata që mund të identifikonin më mirë emocionet e njerëzve të tjerë, ose që mund të identifikonin pjesëmarrësit më empatikë, ishin po aq të saktë në vlerësimin e emocioneve të përcjella nga muzika.

“Nëse muzika evoluon për të na ndihmuar të lundrojmë në mjedisin tonë shoqëror, dhe muzika është para së gjithash një sjellje sociale, atëherë do të prisnim që të kishte një lloj procesi nervor të përbashkët në themel të të dyjave”- thotë Uollmark, që tani është duke punuar me një studim të ri.

Përmes hulumtimit të sponsorizuar nga “Grammy Foundation”, ekipi i tij do të skanojë trurin e njerëzve për të parë të njëjtat qarqe nervore që aktivizohen nga empatia dhe muzika.
Në përgjithësi, origjina e muzikës është komplekse dhe e vështirë për t’u përcaktuar me ndonjë siguri të madhe. Por e qartë është se muzika ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë njerëzore, dhe vazhdon të jetë një forcë e fuqishme në formësimin e kulturës dhe shoqërisë njerëzore deri më sot.
 
Back
Lartë