• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Çifti nga Zelanda gjejnë pataten që peshon 7.9 kilogramë

...

Kontributor
LV
0
 

Derisa po pastronin kopshtin hasin në diçka të madhe, çifti nga Zelanda gjejnë pataten që peshon 7.9 kilogramë​


1-48-780x439.jpg


Colin dhe Donna Craig-Brown po pastronin kopshtin në Zelandën e Re, kur dyshja hasën në diçka të madhe nën sipërfaqen e tokës.

Çifti u gjunjëzuan dhe filluan të gërmojnë përreth “objektit”, ku Colin ishte kureshtar të di se çfarë ishte rritur në kopshtin e tyre, transmeton Telegrafi.

Duke mos mundur që plotësisht ta nxjerrin, ia gërryen lëvoren për ta shijuar dhe mësuar se çfarë është. U habitën kur e kuptuan se ishte një patate gjigante.


2-15.jpg


“Nuk besonim. Ishte aq e madhe”, tha Donna gjatë një interviste dhënë për mediat e atjeshme.

Madje ekziston mundësia që të jetë patatja më e madhe në botë. Kur e futën në garazh për ta peshuar, u habitën kur panë se ishte 7.9 kilogramë apo më mirë thënë peshonte sa një thes i rëndomtë me patate.

Pasi që fotografitë e patates së tyre qarkulluan nëpër rrjete sociale, vendosën ta “pagëzojnë” me emrin Doug. Megjithatë pasi fermerët lokal vendosën ta peshojnë më mirë, u konstatua se i kishte 7.8 kilogramë.

3.jpeg


E rekordin e librit Guiness për pataten më të madhe e mban një britanik, i cili në vitin 2011 nga kopshti nxori pataten që i kishte 5 kilogramë.

Çifti australian kanë kërkuar nga menaxhmenti i Guiness që të konfirmojnë pretendimet e tyre dhe ta përditësojnë listën e patateve më të mëdha në botë që janë gjetur, por deri më tani nuk kanë marrë ndonjë përgjigje zyrtare.


/Telegrafi/
 
Back
Lartë