• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Ceremoni për pranimet e reja në organizatën e veteranëve të luftës

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Në javën që lamë pas në Kryesinë e Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ u zhvillua një ceremoni e veçantë.

Me kërkesën e tyre dhe me miratimin e Kryesisë së Komitetit Kombëtar u anëtarësuan në Organizatën e Veteranëve të LANÇ: Ksenofon Krisafi, Zyhdi Dervishi, Neki Dredha, Sokrat Habilaj, Erion Habilaj, Orgest Habilaj, Juneta Dumi, Jorgo, Edmond dhe Vasil Krisafi, etj.

Në këtë ceremoni veç Kryetarit Rustem Peçi, Sekretarit të Përgjithshëm Odhise Porodini, zv/kryetarëve të komitetit: Faik Aliaj dhe Elidiana Canaj, si dhe anëtarëve të tjerë të kryesisë, asistonte edhe Kryekëshilltari dhe Kundëradmirali Ziqiri Mero.

“Është kënaqësi për ne që ju dorëzojmë sot librezat e anëtarësisë në Organizatën e Veteranëve të LANÇ, juve vëllezër të dashur dhe shokë te nderuar. Organizatës sonë të Veteranëve të LANÇ i shtoni vlera të reja, sepse jeni nga elita e intelektualëve tanë” – tha në fillim të ceremonisë Kryetari Rustem Peçi.

Me studimet, me qëndrimet, me mbështetjen që i keni dhënë vazhdimisht Organizatës së Veteranëve të LANÇ, historisë se lavdishme të Luftës Çlirimtare si bij e bija të luftëtarëve të asaj lufte legjendare, dhe de fakto kini qenë anëtarë të organizatës sonë. Sot ju anëtarësoheni edhe de jure në Organizatën e Veteranëve”.

“Më të prekur edhe më të emocionuar nga ju e ndjejmë veten ne që sot bëhemi pasardhës veterani dhe anëtarësohemi në Organizatën e Veteranëve të LANÇ,- nënvizoi në fjalën e tij Prof. Ksenofon Krisafi – Ne gjithë jetën kemi ecur në gjurmët e prindërit tanë luftëtarë të njësiteve partizane. Të asaj lufte që garantoi lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë. Nëse Shqipëria do të kishte qenë në krahun ku donin ta vendosnin ballisto-zogistët Shqipëria do ishte copëtuar dhe nuk do të ekzistonte”, nënvizoi Prof. Krisafi.

Kryekëshilltari Ziqiri Mero tha: “Sot që po ju dorëzojmë dokumentet e pasardhësit të veteranit për mua veteranin 100 vjeçar të LANÇ është kënaqësi që rrallë e kam ndjerë në jetën time. Ju jeni profesorë dhe intelektualë të vërtetë. E them këtë sepse ka edhe bij të shokëve tanë siç është Artan Fuga që e quan veten filozof e mban një qëndrim të ulët, që të pështiroset kur e lexon“.

Odhise Porodini tha: “Edhe për mua është kënaqësi e veçantë sot sepse ju jeni nga elita e intelektualëve. Ju punoni me brezin e ri në fakultete dhe padyshim vlerat e LANÇ do t’i çoni reale siç janë në të vërtetë. Që brezi i ri të njohë realisht LANÇ, jo siç përpiqen ta paraqesin edhe në librat e shkollës pseudo-historianë të paguar e të diskredituar!

Zëvendëskryeredaktori i DITA-s, Erion Habilaj, i cili vjen nga një familje që ka dy dëshmorë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore tha:

Jam shumë krenar për atë që kanë bërë të parët e mi, duke iu përgjigjur atdheut në nga momentet më të vështira të veta. Me kohët e trazuara që po jeton sot Europa ruajtja e vlerave antifashiste është bërë sot edhe me e domosdoshme. Në gazetën ku unë punoj përpiqemi të ruajnë të paprekur vlerat e asaj Lufte që mori jetën e shumë të rinjve dhe e renditi vendin në krahun e duhur të historisë”.

Prof. Zyhdi Dervishi tha : “Babai im ka qenë partizan i Brigadës 11 Sulmuese. Por edhe po të mos kishte qenë partizan, si studiues do të kisha mbajtur këtë pozicion dhe do të mbroja me vendosmëri LANÇ”. Ai, bashkë me Prof. Ksenofon Krisafin i dhuruan Kryesisë së Komitetit Kombëtar disa libra të botuar prej tyre.

a.d. / dita
 
Back
Lartë