Milan po përpiqet të transferojë Ceballos për disa javë, por nuk po pajtohen me çmimin që kërkon Reali prej 50 milionë eurosh.
Reprezentuesi spanjoll gjithashtu e ka bërë të qartë se ‘Rossonerët’ nuk janë zgjedhja e tij e parë, përcjell lajmi.net.
Me këtë në mendje, 22-vjeçari do të bashkohet me Tottenhamin pasi trajneri Mauricio Pochettino personalisht zhvilloi bisedime me të më herët gjatë verës.
Gjatë bisedës, Pochettino shprehu dëshirën që lojtari të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Edhe pse gazeta spanjolle AS është e sigurtë se ai do të largohet vetëm si huazim, mendohet se mund të ketë hapësirë për një shkëmbim potencial me Christian Eriksen. /Lajmi.net/
Shkruar nga: Blendi Bugari