• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Burri më i shëndoshë i botës që nuk ‘konsumonte’ dot martesën, hëngri deri në vdekje pas ndarjes

...

Kontributor
LV
0
 

Burri më i shëndoshë i botës që nuk ‘konsumonte’ dot martesën, hëngri deri në vdekje pas ndarjes​



erj.png



Ricky Naputi, i cili kishte shtatë vjet që nuk ecte dot dhe as nuk dilte nga shtëpia pasi kishte arritur peshën 300 kg, u përpoq të merrte ndihmë por përfundimisht vdiq në moshën 39 vjecare.

Ndërkohë bashkëshortja e tij e quante “bebe e tejrritur”.
“Jam në depresion. Jam i bllokuar në këtë krevat çdo ditë, dhe nuk ngrihem dot për të ecur, për të bërë dush. Nuk bëj dot asgjë. Herën e fundit që kam dalë vetë për qejfin tim ishte shtatë vjet më parë.

Këto ishin fjalët e dhimbsura që i varuri nga ushqimi Ricky Naputi tha në vitet e fundit të jetës ne ishullin Guam te Paqesorit amerikan.

Ai nuk ecte prej shtatë vitesh dhe ishte i bllokuar në shtëpinë e tij deri kur vdiq në vitin 2012.
Shkaku i vdekje së tij ishte obesiteti i rëndë, siç thuhej në dokumentarin e titulluar “Burri 300-kilogramësh”.

Tashmë 10 vjet pas vdekjes, mediat kanë hedhur një vështrim në rrugëtimin tragjik të Ricky.
Ai ishte një djalë normal kur ishte i vogël por kur u bë adoleshent pesha e tij u rrit shpejt në 90 kg.
Motra e tij Tammy, thotë: “Nëna jonë tregonte dashurinë e saJ me anë të ushqimit.”
Ricky tregon se ai shpejt nisi të bëhej objekt bullizmi në shkollë teksa u kthye në një objektiv të thjeshtë talljesh prej masës së tij.

Ricky nis të vuante nga depresioni në të 20-at por gjithsesi kishte një punë si roje dere në klubet e natës.
Kur u bë 30 vjeç Ricky peshonte 220 kg.

Ndërsa në 2004, ai njohu dashurinë e jetës së tij Cheryl.
Në dokumentar Cheryl tregon: “Kur unë u martova me Ricky e dija që ishte një burrë i shëndoshë, por e mora parasysh rrezikun”.

Dhe në fakt Ricky ishte aq i shëndoshë sa nuk mund të “konsumonte martesën” në marrëdhënie intime.

Çifti dëshironin të kishin fëmijë por Ricky vijonte të shtonte në peshë – dhe kjo e bënte të pamundur.
Rrjedhimisht ai mbeti i bllokuar në shtëpi në ishullin Guam në oqeanin Paqësor.
Por megjithë rrethinat panoramike të natyrës Ricky nuk arrinte të ngrihej në këmbë për të shijuar natyrën.

Gruaja e tij Cheryl u bë kujdestarja e tij, teksa tregon: “Është si të kujdesesh për një bebe të stërmadhe.”

Ajo nuk pati një familje por u sakrifikua duke bërë pazar, duke gatuar e duke ndihmuar bashkëshortin për të shkuar në tualet.

Doktorë nga Guam, Amerika e Australia u përpoqën të ndihmonin Ricky por ai nuk humbiste dot në peshë për të duruar operacionin gastrik.

Cheryl nisi të humbiste shpresat dhe martesa e tyre po përkeqësohej teksa burri nuk ndalonte dot varësinë nga e ngrëna.

Më 10 nëntor, 2012, Cheryl thirri shërbimet e emergjencës pasi Ricky nuk merrte më frymë.
Mjekët tentuan ta sjellin në jetë por rrjedhimsiht u shpall i vdekur.

Pas vdekjes nëna e tij Ava, tha: “Tani është në një vend më të mirë dhe mund të hajë të gjithë ushqimin që dëshiron.”

Ndërsa bashkëshortja Cheryl qëndroi larg funeralit teksa tha: “Arsyeja kryesore që nuk isha në funeral është se kam bërë paqe me Ricky. Mbaj zi për të prapa dyerve”.




bu-1-2.png



Ricky Naputi, u përpoq të merrte ndihmë per obesitetin por përfundimisht vdiq në moshën 39 vjecare.







Top Channel
 
Back
Lartë