• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Buffon më në fund thyen heshtjen, ja çfarë thotë për penalltinë

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
sjsjsjsj-300x169.jpg


Buffon është kritikuar për komentet e tij por tani ka thyer heshtjen: “Nuk kam pse kërkoj falje pasi jam një qenie njerëzore me shumë pasion dhe ndjenja.

“Ky jam unë, ndonjëherë mund të duket e tepërt, por ky jam unë, Giigi Buffon. Thashë atë që kisha në mendje dhe pikë. Në atë moment, nuk mund t’i kërkosh një njeriu që jeton me sportin të jetë i balancuar pasi megjithëse mund të kenë qenë të ekzagjeruara, kanë qenë mendime logjike. Do t’i thosha prapë të gjitha.

“Mbase me një gjuhë tjetër, një më të civilizuar, le të themi. Një arbitër me eksperiencë nuk do të kishte vërshëllyer por do të kishte lënë dy ekipet të luftonin deri në fund.

“Jam i sigurt se Oliver do të bëhet një arbitër i madh në të ardhmen. Por në atë moment ai ishte shumë i ri për t’u përballur me atë situatë komplekse. Gjithsesi nuk kam hatërmbetje ndaj tij. nuk jam i inatosur me të. Gjithçka përfundoi aty.

“Nuk ishte një situatë që mund të thuhet se ishte 100% penallti. Unë nuk po them se nuk ishte, por them se ishte një situatë e dyshimtë, për mendimin tim një arbitër me eksperiencë do të kishte vepruar ndryshe.”
 
Back
Lartë