• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Britania miraton ilaçin anti covid/ Molnupiravir përdoret me pilula edhe në shtëpi nga të sëmurët

...

Kontributor
LV
0
 

Britania miraton ilaçin anti covid/ Molnupiravir përdoret me pilula edhe në shtëpi nga të sëmurët​



meee.jpg



Britania shndërrohet në vendin e parë në botë që miraton përdormin e një ilaçi të ri aniviral kundër Covidit, i cili merret si kokërr nga goja.

Ky ilaç është i sigurt dhe efektiv në pakësimin e rrezikut të shtrimeve në spitale dhe vdekjeve në radhët e të prekurve me shenja të lehta, por që kanë rrezik të lartë të kalimit në gjendje të rëndë shëndetësore. Hollësitë nga Londra i sjell korrespodenti ynë Arben Manaj.

“Sot është një ditë historike për Britaninë, pasi ne bëhemi vendi i parë në botë që aprovon një antiviral që merret në shtëpi kundër Covidit”, deklaroi Ministri britanik i Shëndetësisë.
Agjensia britanike e Mjekësisë dhe Kujdesit Shëndetësor, ka miratuar ilaçin e quajtur “Molnupiravir”, të prodhuar nga prodhuesi farmaceutik, Merck Sharps & Dohme’s, i cili është një ilaç i cili merret në formë kokrre nga goja.

Ky ilaç është i sigurt dhe efektiv në pakësimin e rrezikut të shtrimeve në spitale dhe vdekjeve.

Ilaçi antiviral konsiderohet si një ilaç që do ndryshojë rregullat e lojës në luftën kundër Covidit, sidomos për njerëzit më të rrezikuar dhe me imunitet të komprometuar, të cilët shumë shpejt do jenë në gjendje të fillojnë marrjen e këtij anivirali, i cili njihet edhe me emrin Lagevrio.

Ky ilaç do u jepet dy herë në ditë njerëzve brenda një jave që kur ata kanë rezultuar pozitiv me Covid dhe do u jepet britanikeve mbi 60 vjeç si dhe pacientëve me sëmundje të zemrës, diabetikëve dhe atyre që janë mbipeshë.

Britania ka blerë 480 mijë doza të ilaçit antiviral me një koste prej 250 milionë sterlinash.
Britania gjatë gjithë pandemisë ka qene pionere e shumë vaksinave dhe medikamenteve kundër Covidit duke qenë ne shumicën e rasteve vendi i parë në botë që i miraton këto trajtime mjekësore, duke fituar kohë ne luftën ndaj Covidit dhe shpëtuar jetë njerëzore.


Top Channel
 
Back
Lartë