• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Braktisi foshnjen në aeroport, identifikohet nëna

...

Kontributor
LV
0
 
Braktisi foshnjen në aeroport, identifikohet nëna




Një ngjarje e rëndë ka tronditur aeroportin Doha në Katar, pasi një nënë braktisi foshnjën e saj duke e lënë atje dhe duke marrë avionin për në një destinacion tjetër.

Sipas burimeve të CNN, thuhet se prokurori i Katarit ka bërë një deklaratë të hënën ku tha se stafi i sigurisë së aeroportit po merret me hetimin dhe identifikimin e gruas që mund të dënohet me 15 vjet burg. Ajo besohet se i përket kombësisë aziatike.

Gruaja është ngjitur në avion dhe ka vazhduar rrugëtimin e saj pasi e ka braktisur beben, duke e lënë pranë një koshi plehrash pranë një tualeti në 2 Tetor. Foshnja u mor përsipër nga autoritetet e Katarit.

Për shkak të këtij incidenti, rreth 18 gra nga 10 fluturime të ndryshme si dhe 13 australiane u ekzaminuan gjinekologjikisht nga siguria e aeroportit.

Sipas deklaratës thuhet se gruaja kishte marrëdhënie me një tjetër burrë po aziatik dhe si rezultat i kësaj lidhje lindi fëmija. Por vendi i Lindjes së Mesme nuk është mësuar me të tilla braktisje, si dhe marrëdhëniet seksuale përpara martese konsiderohen krim.

aeroport.jpg
 
Back
Lartë