• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Botërori, Franca luan kundër “mallkimit” të Uruguajit

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
franca-uruguaji-584x350.jpg
Sulmuesi Edinson Cavani është stërvitur veçmas grupit, e me siguri nuk do ta nisë titullar. Tetë ndeshje nga fundi i Botërorit, pikërisht sot nis faza më drithëruese e turneut të Rusisë. Çerekfinalet do të nisin këtë të premte, me dy ndeshje të programuara në orën 16 dhe 20, që në fakt mund të konsiderohen supersfida, duke qenë se janë ato të “krahut të majtë” të skemës së shortit.

Në Nizhny Novgorod, Uruguaji dhe Franca do të masin forcat pasdite, ndërsa mbrëmja e Kazanit do t’i lihet Brazilit, që do të sfidojë Belgjikën.

Sa i përket duelit të parë, ende nuk dihet fati i Cavanit. Sulmuesi i Paris SG-së është stërvitur veçmas grupit, e me siguri nuk do ta nisë titullar.

I pavendosur është edhe trajneri Tabarez, i cili në konferencën për shtyp në vigjilje të takimit tha se “ndoshta nuk do të luajë nga minuta e parë, por do të futet si zëvendësues”.

Në mungesë të tij, vendin e titullarit do ta zerë Stuani, në krah të Suarezit. Pjesa tjetër e skuadrës është e konfirmuar, asnjë ndryshim nga formacioni që u ndesh me Portugalinë, transmeton “Tch”.

Ndërkohë, për “gjelat” e Francës do të mungojë vetëm Matuidi, i skualifikuar për shkak kartonësh, vendin e të cilit pritet ta zerë Tolisso, në krah të Kantè e Pogba në mesfushë. Pjesa tjetër e ekipit, gjithashtu e pandryshuar nga ajo që u pa ndaj Argjentinës.

Një statistikë, formacioni “Celeste” është i pamposhtur përballë Francës në duelet e Botërorit. Në tri përballjet e mëparshme, amerikano-latinët kanë regjistruar një fitore dhe dy barazime, më e fundit në vitin 2010 pa gola.

The post Botërori, Franca luan kundër “mallkimit” të Uruguajit appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë