Ndeshja filloi mirë për kampionët, ndersa Khedira shënoi që në minutën e tretë. Por në minutën e 38-të Stepinski ka barazuar shifrat dhe pjesa e parë është mbyllur 1-1.
Në fillimin e pjesës së dytë janë vendasit sërish ata që shënojnë, kur Chiacherini kthen në gol një penallti.
Pas shumë përpjekjeve, Juventus realizon golin e barazimit 2-2 pas një autogoli. Në fund është Bernardeschi që i jep fitoren 3-2 Juventusit në javën e parë.
Ronaldo u përpoq me cdo kusht të shënojë golin e tij, cka do t’i kishte dhënë fitoren Juventusit në start, por nuk ia ka dalë dot.
The post Bota me sytë nga Verona, Ronaldo nuk shkëlqen siç pritej tek Juventus appeared first on Lajmi i Fundit.