• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Befasi për Mavrajn, klubi i njohur i ofron shans të ri

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
Capture-3-300x142.jpg


Sezoni që sapo përfundoi ishte më i vështiri në karreirë për Mërgim Mavrajn. Performancat e mbrojtësit të kombëtares shqiptare me fanellën e Hamburgut nuk ishin në maksimumin e mundshëm, madje situata degradoi kur drejtuesit e klubit vendosën ta dërgonin 31- vjeçarin tek skuadra e dytë e Hamburgut, si te mos mjaftonte edhe aty hapësirat për Mavrajn ishin të reduktuara.

Në fund të edicionit Hamburgu për herë të parë në histori ra nga Bundesliga, një ditë e errët për të gjithë tifozët, por që për Mavrajn mund të ketë qënë një ditë që ka ndezur shpresat në aspektin personal.

Djaloshi nga Istogu është nën kontratë me klubin nga veriu i Gjermansië deri në qershor të vitit 2019 dhe megjithëse divorci dukej i pashmangshëm ka gjasa që mbrojtësi të vijojë të jetë pjesë e Hambugut në Bundesligën e dytë. Këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit Ralf Beker, transmeton “SS”.

“Po punojmë për të ndërtuar një skuadër të fortë. Mund t’iu them se kemi nën kontratë lojtarë me cilesi. Mavraj dhe Uollas u dërguan në skuadrën e dytë por kemi menduar ti japim edhe një shans dhe do të jenë sërish me ekipin kryesor.”

Në këtë mënyrë drejtuesit e Hamburgut kanë vendosur t’i besojnë sërish mbrojtësit kuqezi, mbetet për tu parë nëse Mavraj do ta pranojë “armëpushimin” apo do të kërkojë të transferohet diku tjetër.
 
Back
Lartë