Skuadra bavareze ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Arjen Robben për vazhdimin e kontratës.
Kontrata e Robben me Bayernin përfundonte në fund të këtij stinori, por me kontratën e re, holandezi konfirmon qëndrimin edhe për një vit.
Robben është pjesë e Bayernit që nga viti 2009, kur ishte transferuar nga Real Madrid.
Të njëjtën gjë sikurse Robben, pak ditë më parë e bëri edhe Franck Ribery, duke vazhduar kontratën për një vit./Lajmi.net/
— FC Bayern English (@FCBayernEN) May 11, 2018