• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Batistuta i del në krahë Messit: Ai është më i miri

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
batistuta-598x350.jpg
Argjentina nuk është duke kaluar një moment të mirë. Pas barazimit 1-1 kundër Islandës dhe humbjes 3-0 kundër Kroacisë, trajneri Jorge Sampaoli është kritikuar nga të gjithë, përfshirë edhe lojtarët e tij.

Edhe Leo Messi ishte në qendër të ciklonit. Në fakt, shumë prisnin më tepër nga kampioni i Barcelonës.

Sidoqoftë, për të mbrojtur pesë herë fituesin e “Topit të Artë” ka menduar Gabriel Batistuta, ish-sulmuesi qendror i “Seleccion”. Ai pati disa fjalë mbi performancën e Albiceleste.

“Sigurisht, unë do të kisha preferuar një tjetër Kupë Bote për Argjentinën. Të gjithë jemi të zhgënjyer, por ende nuk është mbyllur gjithçka. Në futboll kurrë nuk i dihet. Ende kemi një shans të fundit, le të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Batistuta.

A mund t’i jap disa këshilla Messit? Çfarë mund t’i them lojtarit më të mirë në histori? Leo është një lojtar i madh, kritikat ndaj tij nuk kanë kuptim, – tha Batistuta, i cili më pas ka vazhduar duke folur për mundësinë e të stërviturit të Argjentinës prej tij: “Unë jam duke ndjekur kursin e trajnerit në “Coverciano”, më shumë nga kurioziteti dhe për të mësuar diçka të re. Pastaj, se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, do të shohim”, perfundoi ai.

The post Batistuta i del në krahë Messit: Ai është më i miri appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë