• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Bale tek Inter? Kina vetëm ‘transit’

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Gareth Bale është figurë e papëlqyer në skuadrën e Real Madrid, saktësisht e trajnerit Zidane, i cili i ka bërë me dije lojtarit se nuk është pjesë e planeve të tij.

Bale tash e sa kohë flitet se mund të largohet nga Madridi, dhe destinacioni që përmendet së fundmi për lojtarin është Kina.

Skuadra nga Superlgia e Kinës, Jiangsu Suning i ka ofruar uellsianit kontratë tri vjeçare, me pagë prej 1 milionë eurove në javë.

Por, raportimet e ‘Reuters’ thonë se Kina do të jetë vetëm ‘transit’ i Bale për kalimin tek Inter, transmeton lajmi.net.

Jiangsu është skuadra ‘motër’ e Inter, dhe Bale thuhet se mund të huazohet menjëherë në Itali.

Mbetet të shihet nëse këto raportime do të jenë të sakta, dhe Conte do të marrë një dhuratë mjaft të mirë. /Lajmi.net/


Shkruar nga: taulantg
 
Back
Lartë