• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Babë e bir në gjyq për vrasjen e vajzës së shtëpisë, i penduari rrëfen detajet e krimit tronditës

...

Kontributor
LV
0
 

Babë e bir në gjyq për vrasjen e vajzës së shtëpisë, i penduari rrëfen detajet e krimit tronditës: I vëllai e qëlloi Eglantinën në fytyrë, ndërsa ajo thërriste ndihmë​

Faik-dhe-Shkëlzen-Buci-770x433.jpg
Faik e Shkëlzen Buci, babë e bir do të përballen me drejtësinë për akuzën e vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim të vajzës dhe motrës së tyre, Eglantina Buci. Dosja ka mbërritur në gjykatë dhe pritet që së shpejti të nisë gjykimi. Eshtrat e së resë u gjetën nga një gjahtar me 14 shtator 2012, në vendin e quajtur “Mali i Fagut”, në komunën Shëngjergj.

Për gjashtë vite, dosja penale mbeti e pezulluar derisa në 2018, Miklar Tola, një ish-mik i Shkëlzen Bucit, i arrestuar bashkë me të për një vrasje në tentativë, vendosi të rrëfehej për hetuesit. I penduari i drejtësisë i tha policisë se Eglantina Bucin e vrau i vëllai Shkëlzeni. Ai e dërgoi grupin e hetimit në vendin e vrasjes së vajzës dhe iu shpjegoi me detaje itinerarin e ndjekur natën e krimit tronditës, si dhe arsyen se përse babë e bir ekzekutuan vajzën e shtëpisë.

Bashkëpunëtori i drejtësisë akuzoi babain e vajzës Faikun se organizoi vrasjen, për sa kohë e bijë kishte ndarë të fejuarin dhe ishte larguar nga shtëpia me një djalë që donte, duke marrë prej andej është një shumë të konsiderueshme parash.

Eglantina kishte refuzuar çdo kontakt me familjen, madje Tola thotë se Faik Buci debatonte me të vëllain Bashkimin se përse e mbante Eglantinën në shtëpi. Pas shumë përpjekjesh e debatesh, Faik e Shkëlzen Buci vendosën ta takonin vajzën dhe të fejuarin e saj. Në momentin kur u duk sikur gjërat mes tyre u sheshuan, ata organizuan vrasjes.

Shkëlzen Buci i kërkoi Miklar Tolës që të afrohej me Eglantinën, pra të krijonte një lidhje me të. Pas disa takimesh, ai e mori Eglantinën dhe Miklarin dhe me makinën e këtij të fundit u nis drejt Dajtit. I penduari thotë se Eglantina e kuptoi se i vëllai do ta vriste, pasi iu drejtua Shkëlzenit me fjalët: “çfarë duam këtej, ku po na çon”. Ai iu përgjigj: “Do të kthehemi kur të më thuash, përse ike dhe na turpërove?”

“Ajo mu lut mua, që të flisja me Shkëlzenin, por ai s’më dëgjoi. Ai e ndaloi makinën dhe e qëlloi Eglantinën me armë në fytyrë, ndërsa ajo thërriste ndihmë”, rrëfen i penduari. Miklar Tola shprehet se nuk foli për disa kohë, pasi Faik e Shkëlzën Buci e kërcënuan dhe ndihej i frikësuar për jetën. “Këtë që pe sot fshihej nga kujtesa, kur iku një mos bëhen dy, se ke familje”, i tha atij Shkëlzen Buci. Ndërsa Faik Buci e kërcënoi me fjalët: “se mos të merr koka erë, se ke çunin për të rritur”.

Miklar Tola vendosi të fliste teksa ndodhej në burg duke vuajtur dënimin për vrasje në tentativë të kryer në bashkëpunim me Shkëlzen Bucin.


Nga Klodiana Lala
 
Back
Lartë