• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Atletico mposht Juventusin, Felix i tregon Ronaldos se është e ardhmja e Portugalisë

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Në kuadër të International Champions Cup, Atletico Madrid ka mposhtur Juventusin me rezultatin 2:1, raporton lajmi.net.

Ishte talenti portugez, Joao Felix, për të cilin u paguan 120 milionë euro, ai që shkëlqeu në radhët e Atletico, duke shënuar dy golat në këtë takim.

Felix zhbllokoi rezultatin pas vetëm 24 minutave lojë, për t’i dhënë epërsinë e parë skuadrës së tij.

Pesë minuta më vonë, ishte Sami Khedira ai që riktheu balancën, duke realizuar golin e vetëm të Juventus në këtë takim.

Por, Felix doli përsëri në qendër të vëmendjes, kur në minutën e 33’ shënoi golin e dytë, me të cilin edhe u vendos fati i këtij takimi.

Idhulli i tij portugez, Cristiano Ronaldo, nuk mundi të linte gjurmë në këtë ndeshje, por sigurisht duhet të jetë i lumtur që vendi i tij ka një të ardhme të ndritur me Felix. /Lajmi.net/


Shkruar nga: taulantg
 
Back
Lartë