• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Askush nuk e përbalt dot Luftën tonë Antifashiste

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Nga Sevo Tarifa

(Përgjigje Akademisë së Shkencave nga një veteran i Luftës)

Ne, veteranët, që ende jemi gjallë nuk i durojmë dot ata që flasin e shkruajnë si të çartur, të ndërkryer, kundër luftës Antifashiste Nacionalçlirimtarte e shokëve bashkëluftëtarë dhe mohojnë gjakun e dëshmorëve. Fjalët e zeza të tyre na ngacmojnë, na provokojnë dhe na detyrojnë të replikojmë me të drejtë e gjakftohtësi.

1

Ja tani, na dolën ca “Akademikë të zgjuar”, që kanë ndër mend të mblidhen në një “Konferencë Ndërkombëtare shkencore”, se “u dhemb” shpirti për 75-vjetorin e Çlirimit që po afron! Nga gazeta luftarake “Dita” mësuam se në “projektin” e kësaj konference nuk figuron fare termi “LANÇ”, sikur fashizmi ka qenë dhe është “paqësor”,“pa armë e pa uniformë”, do bëhen disa “përcakrtime shkencore” se “kush është dëshmor, martir, viktimë” e profka të tjera “alla-fashiste!”. Dhe “argumentojnë” se kështu e do Europa!…

Çudira që s’na çuditin!? “Lum” si ne për “akademikët” që kemi! Na japin “shkencë” ”me bujari”, veçse ne, me “sytë e mendjes” shohim se këto “dukuri” sikur janë dendësuar shumë këto kohët e fundit. Dhe kanë për thelb: fashizmin! Veprime njëri pas tjetrit: nga pritja ceremoniale zyrtare shtetërore e kryeballistit Mit’hat Frashëri te lista e zezë me 186 luftëtarë adhetarë të mirënjohur që akuzohen “kriminelë”; nga heqja prej Stadiumit të ri sportiv i emrit “Qemal Stafa”, te gafa politike e fundit e “Akademisë së shkencave”! Po nesër? S’dihet se çfarë tjetër budallallëk do dëgjojmë apo lexojmë, se helbete “demokraci” është! Por një gjë nuk e dimë keq: shigjetat e zeza fashiste kanë obiektiv kryesor LANÇ! Ne, veranët u themi: s’ka “bubullimë” që e tund nga vendi malin! Nuk ka nevojë të thuhen me emra kush janë “snajperët”, se nuk do të doja ta fëlliqja me emrat e tyre këtë shkrim modest, ndaj po i quaj më tre emra të shkrirë vetëm në një sinonim: neoballistë, neofashistë, neozogist!

Se kush është fashizmi, këtë na i kanë sqaruar aq më dëshmorët, që u përleshën me fashizmin fytpërfyt, ndaj s’na duhet “filozofia” me rrënjë në zemrën e zezë të fashizmit. Po kujtoj dhjetë prej dëshmorëve, aq fishekë merrte dhe patllakja turke që ndonjëri prej tyre e mbante në brez…

Memo Meto: Fashizmi është “këmishëzi, ujk, spiun, çakall, milic, hajdut, dallkauk”! Tase Çela: “Siç është i zi fazhizmi, ashtu ka dhe zemrtën të zezë”. Ngjeli Goga: “Fashisti është ujk, s’ka zemër në gjoks. Ai e shuan etjen me gjak. Prandaj qëllo si mbi ndonjë derr, se s’ka drejtësi më të madhe se plumbi që bie mbi të”. Karafil Bello, la në qeli pusullën: “Me ju, o fashistë të ndyrë, tash do të flasim vetëm nëpërmjet grykës së pushkës. Kokën lartë!” Stiliano Bandilli: “Le të derdhen si breshër mbi kokat tona predhat e armikut, ne do të luftojmë”. Fahri Ramadani: “Mos i lëshoni pozicionet, shokë! Luftoni! Lamtumirë!”! Kleanthi Manastirliu: “Mua më jepni mitrolozin, ai di të flasë më mirë me fashistët dhe tradhtarët”! Kostandin Leka: “Sinjor tenente, po të doni ju presim në mal”! Myslim Shyri: “Fashizmi asht shtrirë këmbëkryq në vatrat tona, por rrënjë s’do ta lëmë me lëshue”. Hajro Çakërri: “Do të luftojmë, siç të parët tanë”!

No koment, veç një kujtesë: Era e zezë fashiste fryn edhe sot me shpejtësi e tërbim ku më shumë e ku më pak dhe depërton atje ku “gjen sheshe dhe bën përshesh”. Plevitosen e “sëmuen” më shumë, më parë e më shpejtë ata që kanë më të mëdha “poret” e lëkurës”, të cilët “brehen” nga brenda, siç bren krimbi drurin, acidi enën dhe limoni çimenton…

Dhe një pyetje për ata “akademikë”, që kanë bërë projektin për këtë konferencë: nga koka e tyre e kanë, apo fijet e zeza shkojnë më lart dhe më larg në zemra të zeza?! Gjithsesi, le ta dinë mirë se përballë kanë mbarë popullin xhevahir atdhetar, kanë bazat e luftës, veteranë e pasardhës, këta zogj të shqiponjave partizane, që po marrin në dorë stafetën dhe e zbatojnë me besnikëri për nderin e Shqipërisë së dashur!

2

Meqë “Projekti” i të ashtuquajturve akademikë flet dhe për dëshmorët, do të donim t’iu kujtonim atyre, -jo se nuk i dinë-, edhe disa mendime me gjuhën e shkruar e të pashkruar të Mësuesit e Artistit të Madh Popull, që besoj se do ta shohin veten si në pasqyrë, pë të bërë krahasimin me veten:

“Janë dëshmoët, pa jemi ne, pa ata s’do kishim Shqipëri të çliruar”. “Dëshmorët janë maja e maleve. Ajka e trimërisë. Yje të Pashuar, që na ndriçojnë rugën me zigzage, por të ndritur. Na thërret lavdia e tyre, heroizmi i tyre”. “Çdo fjalë e jona për ta është kryefjalë. Fjalë zemre. Fjalë e artël “Dëshmorët ulën male, puthën tokë!”. “Ata rrojnë si shqiponja me rrënjë në zemrat tona”. “Nuk kanë vdekur, janë në këmbë, janë në këngë; radhë-radhë, rrojnë në Shipërinë e bardhë”. “Zemrat e tyre me çika, syrin me shtatë drita”. “I kemi në krye, ndritin si yje”.“Na japin forca, janë në radhë, sI fishekët në gjerdanë”.

“U hapshin lulet fije-fije, përherë si flamur lirie”. “Nga betimi buçet dheu, zemrat bashkë na i bën Atdheu”. Dëshmorët “Bisedojnë burri me gurin, shqipja, pushka me flamurin
”. Janë të qeshur, me pallë zhveshur”. “I kemi midis nesh: Erdhën nëpër dallgë, zjarr e hekur, flamur lufte nëpër shekuj”.

Kanë shkruar dhe vetë dëshmorët duke “gatuar miell” jo me ujë, por me gjakun e tyre; jo me margarinë, por me gjalp; jo me penë, por me bajonetë; jo në zyra, por në gërxhe; jo në letër, por në shkëmbinj; në çlodhje jo me fizarmonikë, por me këngë; jo në shtëpi kulture, por rreth zjarrit partizan, ku këndohej, kishte estradë, teatër, humor; ulur jo në karrige, por mbi gurë; jo në liri, por “me qefinë në kokë”. Me konsulentë jo historianë, por partizanë! Ndaj krijimtaria e tyre mban erë barut. Prushëzon. Frymëzon. Edukon. Fuqizon. Skuqojnë heroizmi i tyre, shkëlqejnë virtytet e tyre. Na ndriçon mësimi i Komandantit të Përgjithshëm, Enver Hoxha: “Kush bie për Atdheun, ai ka fituar diçka të shenjtë, që nuk mund ta fitojë çdo njeri: të drejtën që populli të shkojë përpara varrit të tij dhe të përulet me respekt të thellë”.

3

Ishte kohë lufte. Frynte era e lirisë. “Dëshmorët ranë si bie mbi mal reja, si bie mbi lis rrufeja”. Janë mbi 28.000, një dëshmor për çdo kilometër katror! Një zë adhetari flet: E dashura Shqipëri faqekuqe! Të skuqën dëshmorët me gjakun e tyre pëllëmbë për pëllëmbë. Ndaj, Ti i kujton, i nderon, sidomos në Datën e rënies e në Ditën e tyre, Pesë Maj, ditën që ra Qemali. Niciativat janë të shumllojta, rreth më rreth, nga baza në bazë. Zhvillohen veprimtari të bukura, atdhetare, kulturore, të larmishme, të lavdërueshme, rreth lapidareve e pllakave përkujtimore, në familje baza të luftës e të tjera.

Dëshmorët i gjen në zemrat e popullit, në sofrën e vegjëlisë, në mes të familjeve të tyre, të bashkëluftëtarëve. I gjen radhë-radhë në vëllimet “Yje të Pashuar”, në monumente, lapidarë e buste. Dhe duke i kujtuar e festuar për ta, i sjellim gjithnjë e më shumë sa më afër. Dhe herë çmallemi e herë na ndizet më shumë mall për ta!

Dhe shkruajmë për dëshmorët, është sikur i sjellim ata të gjallë në dritë, në familje, në jetë, në punë, në shoqëri. “Takohemi” me ta. Ulemi e bisedojmë. I pyesim e të pyesin. Mësomë e frymëzohemi prej tyre. Dhe në këto marrëdhënie njerëzore kemi një problem psikologjik, të natyrshëm: na përshkojnë emocionet pozitive. Impresionohemi. Prekemi…

Vepra e dëshmorëve flet më shumë se fjalët. Ato janë si lule, si yje që nuk perëndojnë kurrë. Njerëzit kanë emra të ndryshëm. Por “Nuk është emri që e bën njeriun, është njeriu që bën emër . Dhe dëshmorët bënë emër me veprën e tyre, me luftën e tyre, shkruan histori me gjakun e tyre. ishin dhe mbetën shpirtnjeriu, të pavdekshëm, se Toka Mëmë, që i mban në gji, nuk ua prish atë bukuri”! E ne i përfytyrojmë ashtu siç ishin: të rinj, energikë, të bukur, të qeshur, të fuqishëm, të gjallë, në ballë, me mall; në kolonë partizane, me pushkë në dorë, me yll në bustinë, rreth zjarrit partizan, në llogoren e luftës, në vijën e parë të sulmit, trima e kryetrima! Dhe përkulemi para tyre me nderim e grushtin lartë!
 
Back
Lartë