• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

As mos e provoni! Shenjat e horoskopit që nuk mund të jetojnë bashkë

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Shenjat e horoskopit që vijojnë më poshtë, e kanë të pamundur të jetojnë bashkë.

Luani dhe Akrepi

Të dy këto shenja janë të apasionuara nga natyra, janë të dyja personalitete shumë të forta. Luani është pak egoist nga natyra dhe Akrepi kupton se me dashurinë e vet nuk e ndryshon dot. Të dy konfrontohen me njëri-tjetrin, në vend që të zgjidhin këtë konflikt. Perceptimi se gjysma tjetër nuk shqetësohet ose nuk i kupton do të prishë punë tek ky çift. Të dy palët janë të bindura në opinionin e tyre dhe nuk bëjnë kompromise.

Bricjapi dhe Dashi

Të dy këto shenja janë shumë ambicioze dhe të orientuara drejt objektivave, çka është dhe arsyeja që i tërheq drejt njëra-tjetrës. Megjithatë, Bricjapi është më kalkulues dhe më metodik në qasjet e tij. Nga ana tjetër, Dashi e ka gjithnjë me ngut të realizojë objektivat e veta. Të dy kanë tendencë të marrin vendime të nxituara dhe pa hezituar.

Gjëja më e gabuar për Bricjapët është mungesa e vendimarrjes së përbashkët me Dashin, pasi nuk duan ta bëjnë partnerin e tyre pjesë të çështjeve të rëndësishme. Pra qofshin vendime financiare apo çështje të tjera të lidhura me karrierën, Bricjapi e percepton Dashin si një person të papërgjegjshëm dhe lodhet prej tij.
 
Back
Lartë