• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Armenia heq gjendjen e luftës për Nagorni-Karabahun

...

Kontributor
LV
0
 

Armenia heq gjendjen e luftës për Nagorni-Karabahun​


Nagorni Armepushim 696x464


Parlamenti i Armenisë hoqi sot gjendjen e luftës në Nagorni-Karabah, mbi katër muaj pasi luftimet me Azerbajxhanin për kontrollin e rajonit pushuan, njoftoi media lokale.

Opozita e vendit kishte kërkuar këtë lëvizje prej një kohe të gjatë, duke argumentuar se ai kufizonte të drejtat e opozitës dhe demokracisë në përgjithësi.
Azerbajxhani e ka hequr gjendjen e luftës në dhjetor.
Armenia është vendosur të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 20 qershor, pas disa muaj trazirash të shkaktuara nga humbje të mëdha në luftën me Azerbajxhanin që kanë çuar në thirrje të shumta për qeverinë të japë dorëheqjen.

lg.php

Vendi është përfshirë nga protestat kundër kryeministrit Nikoll Pashinyan që kur ai nënshkroi një marrëveshje paqeje vitin e kaluar duke i dhënë fund luftës për Nagorni-Karabahun.
Megjithëse rajoni kishte qenë zyrtarisht pjesë e territorit të Azerbajxhanit, Armenia në mënyrë efektive e kontrolloi atë për dekada pas luftimeve në vitet 1990.


//ATSH
 
Back
Lartë