• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Arkeologët zbulojnë në Egjipt mumien 2 000-vjeçare, brenda saj gjendet një…

...

Kontributor
LV
0
 

Arkeologët zbulojnë në Egjipt mumien 2 000-vjeçare, brenda saj gjendet një…​


Mumia


Arkeologët kanë nisur sërish gërmimet në Taposiris në Egjipt, ku zbuluan 16 varre të reja. Në një prej varreve, gjetën një mumie, brenda së cilës u gjet një gjuhë floriri. Ekipi i arkeologëve beson se gjuha është zhvendosur gjatë balsamosjes dhe sipas besimeve të vjetra egjiptiane, në këtë mënyrë i vdekuri mund të ‘fliste’ me Osiris-in në jetën e përtejme, i cili njihet në antikitet si perëndia e të vdekurve.

Brenda varrezave u gjet gjithashtu një numër i mumieve dhe ndonëse mbetjet janë dëmtuar për shkak të kohës së gjatë, maskat e gurit ende ishin të ruajtura mirë, duke i mundësuar ekipit që të shohë se si mund të jetë dukur secili person i varrosur aty, shkruan “Daily Mail”.
Procesi i kërkimit të mbetjeve arkeologjike është duke u udhëhequr nga Universiteti i Santo Domingos, që është duke punuar në këtë zonë për gati një dekadë. Më parë, ky ekip ka gjetur disa monedha metalike, në të cilat ishte gdhendur fytyra e Mbretëreshës Kleopatra VII.

Mumia
 
Back
Lartë