• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Arilena Ara shkëlqen me “Dashuria ime”, kushtron e drithëron me zëshmëri shpirti.

...

Kontributor
LV
0
 

Arilena Ara shkëlqen me “Dashuria ime”, kushtron e drithëron me zëshmëri shpirti.​


Arilena Ara shkëlqen me “Dashuria ime”, kushtron e drithëron me zëshmëri shpirti


Nga Albert Vataj

Një interpretim virtuoz i një virtuoziteti që kaplon të themelten e zëshmërisë së asaj zemre, që buçitshëm i lëshohet një qielli të hyjshëm përjetimi, e rrëmetshëm i ndërsehet zbrazëtisë që lë pas mungimi i hyjnores së dashurisë. Me një rebelim pasioni të shpirtit kaplon fjala dhe fryma…

“Dashuria ime, s’di ku je.
Herë në erë, herë në re.
Unë të ndjej ty zemër, ti më ndjen?
E çmendur jam, i çmendur je.”
Kërkon ajo zemër, “në erë apo në re”, cak e skaj të asaj që i është ndezur e kërdisur në kraharorin blatur hyjnisë së pasionit, përmes një kaplimi që e fërgëllon.

Nuk mund të imagjinoj se si mund t’i ngrinte në himn një qasje tjetër intepretuese, me shumë se ç’ka arritur të bëjë Arilena Ara në këtë ngulm të artit të vërtetë, në këtë kryengritje të vlerave. Jo, ajo e nxjerr nga shpirti këngën, e ngjesh me fuqi zemre sëmbimin, i jep tekstit dhe muzikës një dimension etern, i rrëmon gjoksit të dhimbjes qiellin e derdhur rrëmetshëm. Nuk mundet, jo, ti këndohet e kushtohet dashurisë ndryshe.

“Kjo historia jonë, s’ka fund, e as fillim.
Pasion në marrëzi, a ndoshta një mallkim.
Si t’i harroj unë netët dhe puthjet pa mbarim?
Ta dish se jeta ime, nuk vlen një çast pa ty.”
Vjen kjo thirrje shpirti përmes një zëri që drithëron, një mimike që shkruan në plastikë më fuqishëm se në fjalë, atë ndijim që kulmon, atë epje e brendshme që shpërthen njerëzishëm të perëndishme e zemrave që i janë dhënë dashurisë.

I janë thurur hymne dashurisë, dhe shpirti i poetit nuk do resht së shkruari e kërkuari “në erë e në re”. Do i kushtojë arti hyjnis së pasionit altare, e jeta do të pavdekësojë zemrat që duhen e shpirtrat që digjen. Do ta end poeti frymën e ti ysht përjetimet…

“Sa herë në fantazi më shfaqesh, si vegim.
Ti vjen dhe kur nuk je, më jep, e të jap frymë.
Jo nuk i dua lutjet. Më dhemb çdo premtim.
Je dashuria ime. Më jep, e të jap frymë.”
Dhe i këndon thellësia farkëtarit të zjarreve të shpirtut, poetit, Timo Flloko, e do e mbush me qiell Arilena Ara këtë kulmim të fjalës dhe muzikës…
“Sot asgjë mos thuaj. Më trishtove dje.
DASHURIA IME, KU DREQIN JE?!
S’e di ku dreqin je. Ne tokë, apo mbi re.
Ta dish se jeta ime nuk vlen një çast pa ty.”
Kësisoj do ti këndohet dashurisë, do të përkundet ajo nga muzika e Darko Dimitrov. Sepse ky është arti, kjo është dashuria. Kjo është magjia e pasionit, qielli dhe hyjnia në të, era dhe retë, ku çmendurisht kumton zjarri këndimin e kopulimin.
Jetoje artin e fjalës dhe muzikës përmes një zëri brilant dhe një interpretimi që e ngjiz çdo copëz së përjetimit me shkëlqim.
Shijojeni me volumin në maksimum dhe zemrën që vjen për t’iu blatuar këtij përjetimi.

Albert Vataj
 
Back
Lartë