• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Aparatet e degjimit dhe roli i specialistit te kesaj fushe

Juno

Kontributor
LV
0
 
Shkaqet e dëmtimit të dëgjimit janë të shumta si mplakja, bllokimi i veshit,, infeksionet e veshit, traumat e kokës, përdorimi pa kriter i barnave që dëmtojnë dëgjimin, sëmundja e Menierit, otoskleroza, ekspozimi në mjedise me zhurmë të fortë, tumoret e veshit, etj. Humbja e plotë e dëgjimit nuk mund të trajtohet me protezim akustik (aparate dëgjimi), por kërkon implant koklear.

Disa dëmtime të dëgjimit mund të trajtohen me ilaçe apo ndërhyrje kirurgjikale dhe kur këto trajtime nuk janë efektive, shihet mundësia e riaftësimit të dëgjimit me aparat dëgjimi. Nga do ta dijë shitësi abuziv i aparateve të dëgjimit se cili është problemi i të sëmurit, madje ka dhe të atillë shitës që i kërkojnë fjala vjen një emigranti numërin e aparatit. Vërtetë aparatet kanë një numër serie, por ai numër nuk përcakton cilësinë e përshtatjen e aparatit.

Shumica e prodhuesve seriozë të aparateve të dëgjimit nuk lejojnë shit-blerjen e aparateve të dëgjimit jashtë rregullave doganore dhe pa konsultimin drejt për drejtë të sëmurit me një profesionist dëgjimi i liçensuar. Ky profesionist duhet të ketë marrë ekskluzivitetin e shitjes nga një firmë e prodhimit të aparateve të dëgjimit dhe firma prodhuese kontrollon të gjithë aktivitetin e shitblerjeve të aparateve, rezultatet, në mënyrë që të mos bjerë reputacioni i firmës.

Studimet e kryera nga Hearing Industries Association kanë treguar se arsyea kryesore që një i sëmurë është i kënaqur me aparatin e dëgjimit është kontakti direkt i të sëmurit me një profesionist dëgjimi të trajnuar mirë nga firma që i ka dhënë ekskluzivitetin. Teknologjia do të jetë e suksesshme vetëm kur dëmtimi i dëgjimit të jetë vlerësuar në mënyrë profesionale.

Katër komponente janë të rëndësishme për një aplikim të suksesshëm të aparatit të dëgjimit:

1. Vlerësim specifik i veshit. Fillon me vizitën e mjekut otorinolaringolog për vënien e diagnozës dhe mundësinë e trajtimit të problemit dëgjimor. I sëmuri duhet ti nënshtrohet ekzaminimit të dëgjimit dhe pasi përjashtohet mundësia e riaftësimit të dëgjimit me barna apo operacion, këshillohet vendosja e protezës dëgjimore duke e referuar rastin drejt një profesionisti të dëgjimit (audioprotezist).

2. Personalizimi i aparatit të dëgjimit. Një aparat dëgjimi dixhital duhet të programohet dhe të personalizohet sa më mirë për rastin konkret. Edhe kur janë të ngjashme, asnjëherë nuk mund të gjënden dy rënie dëgjimi të njëllojta, qoftë nga dëmtimi i veshit , qoftë nga vetë personi i dëmtuar. Kjo do të thotë që programimi i personalizuar ka një rëndësi të veçantë në suksesin e vendosjes së aparatit dhe mbarëvajtjes së tij. Vetëm kështu rënia e dëgjimit do të rikuperohet me efektivitet të plotë.

3. Vlerësimet psikologjike dhe këshillimet. Një aparat dëgjimi nuk është një prodhim normal konsumi. Ai përfaqson një aparaturë mjekësore të ndërlikuar. Mesatarisht njerëzit që e dinë se kanë një problem me dëgjimin e tyre humbin rreth 7 vjet kohë deri sa të marrin një vendim se si ta zgjidhin ate. Gjatë kësaj kohe ata gjithnje mendojnë: “Çdo mendojnë njerëzit për mua, nëse ata e marrin vesh se unë mbaj një aparat dëgjimi”. Kjo është frika që i mban larg ata nga vendimi për të marë një aparat dëgjimi, por i shtyn të provojnë lloj-lloj aparatesh duke u konsultuar me veten apo me një mik të tijin aspak kompetent. Kjo është njëlloj sikur të imobilizosh një krah të thyer me Band-Aid, apo ti kërkosh një njeriu dosido të të vendosë allçinë.

4. Arti i protezimit. Jo kushdo mund të vendosë një aparat dëgjimi. Këtu bën pjesë edhe një mjek otorinolaringolog apo audiolog që nuk njohin audioprotezinë. Përzgjedhja dhe përshtatja e aparateve të dëgjimit është art në vete që udhëhiqet nga shkenca e elektronikës dhe informatikës, të plotësuar edhe me eksperiencën e një audioprotezisti. Kjo do të thotë se dy njerëz me rënie dëgjimi në nivele të barabarta dhe që mbajnë të njëjtin aparat, mund të mos kenë të njëjtin efektivitet. Kjo kërkon përshtatje individuale të aparateve, gjë që realizohet nga një audioprotezist me përvojë. Në vendin tonë duhet bërë akoma një punë e madhe për njohjen e figurës së specialistit të aparateve të dëgjimit (apo audioprotezistit) dhe renditjen e tij në nivel të barabartë me teknikët dentare, okulistë etj.
 
Back
Lartë