• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Amazon filloi me dërgimin e porosive me dron në Kaliforni dhe Teksas

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
1672421160306.png

Amazon tani ka filluar kryerjen e dërgesave me dronë në Kaliforni dhe Teksas me qëllim që përfundimisht të dërgojë paketat në shtëpitë e klientëve brenda një ore, raporton Ars Technica.

Shërbimi i dërgesave me dronë i Amazon, Amazon Prime Air, dorëzoi tashmë një numër të vogël paketash përmes dronit në oborrët e klientëve në prag të Krishtlinjeve në Lockeford, Kaliforni dhe College Station, Teksas, transmeton Telegrafi.

“Ne po fillojmë në këto komunitete dhe gradualisht do të zgjerojmë dërgesat për më shumë klientë me kalimin e kohës”, tha zëdhënësja e Amazon Air, Natalie Banke.

Qyteti rural i Lockeford, Kaliforni, ndodhet 80 kilometra në juglindje të Sacramento-s dhe ka vetëm rreth 3,500 banorë, ndërsa College Station, Teksas, është një qytet me madhësi mesatare 160 kilometra në veriperëndim të Houston që është shtëpia e Teksasit A&M. /Telegrafi/
 
Back
Lartë