• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Aktori shqiptar, pjesë e telenovelës së BBC-së

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
Një aktor shqiptar bëhet pjesë e telenovelës më të madhe dhe më të vjetër të BBC-së, “Eastenders”, që ka 33 vjet që transmetohet në gjigantin mediatik britanik.


Orli Shuke, që jeton prej 20 vjetësh në Londër, luan në episodet e transmetuar në tre ditët e para të Janarit, ndërkohë që producentët e BBC-së i kanë ofruar vazhdimin e rolit të Robertit në episodet e ardhshme, madje me aktorin kryesor të telenovelës së famshme britanike, duke filluar xhirimet në 15 Janar.

Orli Shuke, djali i aktorit të ndjerë Agim Shuke, i njohur për rolin e tij të spikatur në komedinë “Shi ne plazh”, ka një karrierë të suksesshme në kinematografinë britanike, e vështirë për të penetruar, duke luajtur në 6 filma deri më sot, si dhe në disa vepra teatrale siç ishte së fundmi në Teatrin e Manchesterit.

Orli Shuke është produkt i Akademisë shqiptare të Arteve në Tiranë, përpara se të vendosej në Londër. Orli Shuke ka luajtur gjatë karrierës së tij edhe me aktorin me famë botërore, yllin e Hollywood-it, Brad Pitt në filmin “War Machine” apo edhe në filmin Hyena-t !

Ndër filmat që ai ka luajtur janë edhe “Big Dog”, që ka fituar çmim në festivalin e filmit BFI në Londër. Orli Shuke i tha Top-Channel në Londër se “ roli im në këtë telenovelë emblemë të BBC-së është padyshim roli më i madh në industrinë britanike të filmit dhe më interesanti, duke pasur parasysh shikueshmërinë e saj, një telenovelë që ndiqet në BBC nga mbi 6 milionë shikues çdo mbrëmje”./TCH
 
Back
Lartë