• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Aktivizohet neni 155, Spanja pezullon autonominë e Katalonjës

U

Universal

Guest
Aktivizohet neni 155, Spanja pezullon autonominë e Katalonjës

clear.gif


Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, mblodhi kabinetin e tij në një takim emergjent këtë të shtunë ku është vendosur që të vihet nën kontroll Katalonja, duke aktivizuar nenin 155 të Kushtetutës, dhe duke shpërndarë parlamentin e rajonit.

“Qeveria u detyrua të zbatojë nenin 155 të Kushtetutës, dhe pse nuk ishte dëshira jonë”, tha Mariano Rajoy në fund të mbledhjes së jashtëzakonshme të kabinetit qeveritar mbi Katalonjën.

Duke folur për referendumin, Rajoy tha se bëhet fjalë për një “proces totalisht të njëanshëm dhe kundër ligjit”.

Ai tha se në përputhje me nenin 155 të Kushtetutës shkrihet parlamenti i Carles Puigdemont, dhe gjithë anëtarët e qeverisë së Katalonjës. Më 27 tetor Parlamenti spanjoll do të mblidhet për të votuar këto masa, ndërkohë që do të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Dëshira ime është të shkojmë në zgjedhje sa më shpejt të jetë e mundur, sapo të vendoset normaliteti institucional”, shpjegon Rajoy duke thënë se zgjedhjet lokale në Katalonjë të mbahen maksimumi brenda 6 muajsh.


(gazeta-Shqip.com)
 
Back
Lartë