• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Aktiviteti fizik dhe stresi

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
Aktiviteti fizik është po aq i vlefshëm për trupin, sa ç'është i vlefshëm edhe gjumi për ju. Një mjet i mrekullueshëm që ju ndihmon për t'ireduktuar apo edhe për t'i parandaluar efektet negative të stresit në trupin tuaj. Dhe kjo për disa arsye:
Aktiviteti fizik ju lejon që t'i vini në përdorim produktet e stresit: tendosjen muskulore, hormonet, yndyrnat e teperta në gjak. Në vend që t'i mbani brenda vetes, i shkarkoni ato. Digjni kaloritë e tepërta dhe ulni kolesterolin në gjakun tuaj, parandaloni tensionin e lartë të gjakut, diabetin, sëmundjet e zemrës.
Aktivitetet fizike ju ndihmojnë për t'i përballuar me tolerancë më të madhe efektet e stresit në trupin tuaj. Aktiviteti fizik rrit aftësinë e sistemit tuaj kardio vaskular për të transportuar oksigjen në muskuj. Gjithashtu rrit aftësinë e qelizave muskulore për ta përdorur këtë oksigjen.
Kjo bën që ju të përballoni më lehtë tensionet e stresit. Le të arrim një shembull për të shpjeguar më mirë këtë gjë. Ta zëmë se ju nxitoni për diku dhe filloni të ecni shpejt, që të arrini në kohë.
Nëse ju jeni mësuar të ecni me nge, ecja e shpejtë do të ushtrojë kërkesa shumë më të forta ndaj trupit tuaj. Ajo që ndodh në këtë rast është prishja e përkohshme e ekuilibrit fiziologjik. Ajo që përcakton ekuilibrin brenda sistemit kardiovaskular është sasia e oksigjenit që është e pranishme në qelizat e trupit tuaj. Kur qelizat trupore rrisin kërkesën për oksigjen, sistemi kardiovaskular do te rrisë vëllimin e punës së vet për të siguruar këtë oksigjen.
Tani le të ndryshojmë situatën. Ta zëmë se ju vendosni që të ecni çdo ditë shumë shpejt. Nëse veproni kështu, kërkesat e larta fiziologjike të ecjes së shpejtë do të ushtrohen përditë, në mënyrë të përsëritur, në sistemin tuaj kardiovaskular. Pak e nga pak, ai fillon të përshtatet me këto kërkesa dhe të stabilizojë një nivel tjetër të ekuilibrit. Zemra juaj forcohet dhe tani më, në çdo rrahje pompon më shumë gjak duke shpërndarë më shumë oksigjen në muskuj. Kjo bën që ju të përballoni më lehtë ecjen e shpejtë që në fillim ju mundonte. Përveç kësaj, tashmë sistemi juaj kardiovaskular është në gjendje të reagojë me një kapacitet më të madh edhe ndaj sforcimeve të tjera, siç është stresi.
Aktiviteti fizik krijon edhe efekte psikologjike pozitive. Kur ju merreni me aktivitete fizike, truri juaj ushtron disa substanca, të ngjashme me morfinën, që quhen endorfina. Këto qetësojnë dhimbjet dhe krijojnë një ndjesi mirëqënie në trupin tuaj. Aktiviteti fizik, gjithashtu ju ndihmon të largoni mendjen, qoftë edhe përkohësisht, nga stresi apo brenga, pasi vëmendja juaj është e fokusuar tek kryerja e aktivitetit. Aktiviteti fizik ju forcon fizikisht. Duke u ndjerë të fortë fizikisht tek ju rritet vetëvlerësimi. Sa më i lartë të jetë vetëvlerësimi juaj, aq më mirë do t'i përballoni efektet e stresit.
Kujdes! Gjithmonë duhet të kini parasysh që të zgjidhni llojin e aktivitetit fizik që ju përshtatet.
 
Hecja litari hekri tek i bo mire tgjitheve sdo me dit ca grup gjaku je ? un kom bo disa vite pa ja nda perdite por vhe i monent ske nerva as koh ?
 
Back
Lartë