• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

A do të huazonit fytyrën një roboti për 200 mijë dollarë? Kompania e njohur në kërkim të vullnetarit

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
1638217776858.png

Ideja që të huazoni fytyrën tuaj një roboti mund të tingëllojë si diçka nga filmat fantashkencë, por së shpejti mund të jetë realitet.

Prodhuesi i robotëve Promobot po kërkon fytyrë për robotin e ardhshëm humanoid, që do të përdoret nëpër hotele, qendra tregtare dhe aeroporte, e kjo synohet të arrihet deri më 2023, transmeton Telegrafi.

Kjo kompani ofron 200 mijë dollarë një vullnetari, i cili duhet të jetë i gatshëm që të drejtën e përdorimit të fytyrës së tij ta merr Promobot.

Ky prodhues nga Nju Jorku, është i njohur për robotët humanoid. Robotët e kësaj kompanie tashmë përdoren në 43 shtete që punojnë si administratorë, promotorë, konsulentë dhe udhërrëfyes.

“Kompania jonë po zhvillon teknologjinë në fushën e identifikimit të fytyrës dhe zërit, navigimit autonom, inteligjencën artificiale dhe fushat tjera robotike”, thuhet në kumtesën e Promobotit.

View attachment 640x360_MP4_5748112861154528269.mp4

“Nga viti 2019 në mënyrë aktive po prodhojmë dhe shpërndajmë robotët humanoid në treg. Klientët tonë të rinj duan të fillojnë projektin e ndryshimeve të mëdha, e sa i përket kësaj duhet të licencojnë pamjen e re të robotit për shmangur shkeljet ligjore. Në fushatën tonë më të re, kompani kërkon dikë me fytyrë miqësore që do t’i shfrytëzohet te një robot humanoid”, thuhet ndër tjera.

Roboti është porositur nga një kompani e paemëruar amerikane, duke synuar ta përdorin nëpër aeroporte, qendra tregtare e objekte që shesin mallra me pakicë në Amerikën Veriore dhe Lindjen e Mesme.


Kjo nuk është hera e parë që prodhuesi i robotëve të ofroj para të majme për fytyra të caktuara të njerëzve. Në vitin 2019, një kompani e paemëruar robotike ofroi një vullnetari 150 mijë euro për përdorimin e imazhit të tij. /Telegrafi/
 
  • Haha
Reactions: ...
Po por me kusht qe te jet vetem nji kopje..jo seri...ndoshta dhe pa leke do e huazoja...ta shikoja veten ne versionin perfekt ne fytyre ??
 
Por zëvendësimi i njeriut ka filluar të bëhet në robotikë
Do jete një epokë ku do triumfojnë
Të paktën të marrim.naj lek para se të na zbythin si qënie?
 
Back
Lartë