• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

6 libra për të kuptuar politikën globale, sipas Richard Haass

U

Universal

Guest


Richard Haass është president i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe ka shërbyer në administratën e Presidentëve Carter, Reagan, si dhe dy Bushëve. Më poshtë, ai ndan librat që kanë formuar pikëpamjen e tij mbi botën:

“Shoqëria Anarkike: Një Studim i Rendit në Politikën Botërore” nga Hedley Bull



E kam njohur Hedleyn në vitet 1970 në Oksford. Siç sugjeron titulli i librit të tij të vitit 1977, ai argumenton se gjendja e botës mund të kuptohet si një ekuilibër mes forcave të anarkisë dhe rendit shoqëror. Ky libër formësoi mendimin tim, më shumë se cilido tjetër.

“Një Botë e Rikthyer: Meterniku, Kastelrej dhe problemet e paqes, 1812-22”, nga Henry Kissinger



Kissinger është një studiues i shkëlqyer i kohës sonë. Libri i tij i vitit 1957, “Një histori e Kongresit të Vienës në fillim të shekullit të 19-të dhe pasojat e tij”, nisi si dizertacion i Kissingerit në Harvard. Ai është i mbushur me portrete personazhesh të mprehtë, si dhe shumë urtësi të përgjithshme.

“Kulla e Krenarisë: Një Portret i Botës Para Luftës, 1890-1914” nga Barbara W. Tuchman



Tuchman është një nga historianet më të njohura të shekullit të 20-të. Unë zgjodha librin e saj të vitit 1966, një koleksion prej tetë esesh, mbi peizazhin politik dhe kulturor të Evropës në prag të Luftës së Parë Botërore, sepse ai më bëri që të kapem fort pas leximit të historisë.

“Amerikani i heshtur”, nga Graham Greene



I botuar së pari në vitin 1955, menjëherë pas rënies së sundimit kolonial në Azinë Juglindore, ky roman ishte i saktë tek sugjeronte pse dhe si Shtetet e Bashkuara do të dështonin në Vietnam. Duke e lexuar atë, mësova se letërsia e mirë artistike, ka aq shumë mësime për t’i dhënë letërsisë artistike.

“I pranishëm në Krijim: Vitet e mia në Departamentin e Shtetit” nga Dean Acheson



Acheson u betua se kurrë nuk do të shkruante për kohën e tij si Sekretari i Shtetit i Harry Trumanit, duke thënë se do të kthehej pashmangshmërisht në një ushtrim vetëjustifikimi. Ai e shkeli premtimin e tij në 1969 me këtë libër të shkëlqyer, fitues i Pulitzer Prize, i cili mbulon atë që është ndoshta periudha më krijuese e politikës së jashtme moderne amerikane.

“Të mendosh në kohë: Përdorimi i Historisë nga Vendim-Marrësit”, nga Richard E. Neustadt dhe Ernest R. May



Shkruar tre dekada më parë nga dy prej kolegëve të mi të Harvardit, ky libër nxjerr mësime nga sukseset dhe gafat e Amerikës në skenën botërore. Duhet të jetë lexim i domosdoshëm, për këdo që mendon ose praktikon politikën e jashtme.

* Libri më i fundit i Richard Haas është “Një botë në trazirë: Politika e jashtme amerikane dhe kriza e rendit botëror” / Në shqip nga bota.al
 
Back
Lartë